| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
QË NGA 5 JANARI - GJAKOVA DO TË KETË TARGAT ME KODIN 07 E Martë, 12.30.2014, 04:41pm (GMT1) ![]() Përmes një njoftimi të lëshuar, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga data 5 janar, qytetarët e Gjakovës do të pajisen me tabela të veturave me kodin numër 07. MPB ka njoftuar se ministri Skender Hyseni sot e ka nënshkruar udhëzimin administrativ nr. 19/2014, sipas të cilit, iu mundësohet qytetarëve të Komunës së Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës të pajisen me targat e reja. "Ministri i Hyseni ka liruar nga taksa qytetarët e rajonit të Gjakovës, në rastet kur ndryshimi i tabelave ndodh në momentin e vazhdimit të regjistrimit të automjeteve", ka njoftuar MPB-ja www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||