E Martë, 11.05.2024, 01:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYEMINISTRI ITALIAN MATEO RENZI VIZITOI DJE SHQIPËRINË

E Mërkurë, 12.31.2014, 08:25am (GMT+1)


Kryeministri italian Mateo Renzi, vizitoi Tiranën, ku diskutoi me qeverinë shqiptare një seri çështjesh ekonomike dhe kulturore. Krahas temave si investimet, pensionet e emingrantëve dhe albanologjia, një vend të gjerë në konferencën e përbashkët zuri edhe operacioni i shpëtimit pranë anijes Norman Atlantic."‹

Kryeministri italian Mateo Renzi dhe ai shqiptar Edi Rama shprehën ngushëllimet për dy marinarët vlonjatë që humbën jetën në përpjekje për rimorkiuar tragetin Norman Atlantic të përfshirë nga flakët dy netë më parë. Ata i bënë këto komente gjatë një konference të përbashkët në Tiranë, ku zoti Renzi kreu një vizitë disaorëshe.

"Jemi pranë me lutje, me solidaritet pranë familjeve të viktimave, dy marinarëve shqiptarë që humbën jetën dhe gjithë qytetarëve të prekur nga ngjarja e "Norman Atlantic". Më shumë se 400 jetë u shpëtuan në kushte të tmerrshme. Parandaluam një masakër të vërtetë", - tha zoti Renzi.

Trupat e pajetë të dy të rinjve u dërguan sot në morgun e Vlorës, ndërsa krryeministri Edi Rama vlerësoi sakrificat e tyre, që me rimorkiatorin civil Iliria u përpoqën të tërhiqnin në breg anijen e përfshirë nga flakët.

Kryeministri Rama iu shprehu ngushëllime dy familjeve vlonjate që humbën pjesëtarët e tyre. Ai tha se ushtria dhe policia shqiptare kreu me dinjitet detyrat në operacionin që përfshiu 3 vende.

Të dy kryeministrat folën edhe për marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve. Roma premtoi mbështetje më të madhe në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërsa Tirana premtoi lehtësira për investitorët italianë, që mund të gjejnë këtu punëtorë të rinj e të kualifikuar, si dhe burime prodhimi të konsiderueshme.

Kryeministrat Matteo Renzi dhe Edi Rama njoftuan edhe hapjen e bisedimeve midis dy vendeve për njohjen e pensioneve dhe siguracioneve të punës për shtetasit në të dy vendet respektive. Krahas Greqisë, Italia është një nga shtetet fqinje me të cilët Shqipëria ka më shumë shkëmbime tregtare e ekonomike dhe një nga vendet që ka strehuar më shumë emigrantë shqiptarë në 20 vite.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QË NGA 5 JANARI - GJAKOVA DO TË KETË TARGAT ME KODIN 07 (12.30.2014)
MESILA DODA KUNDËR ERION VELIAJT: LIGJI I QEVERISË I MBRON SPIUNËT (12.30.2014)
'NORMAN ATLANTIC' DREJT VLORËS - VDESIN 2 SHQIPTARË, MARINARË TË RIMORKIATORIT 'ILIRIA' (12.30.2014)
GJERMANI - KAPEN DHJETËRA REFUGJATË KOSOVARË DHE DISA SERBË TRAFIKUES TË TYRE (12.30.2014)
23 VJETORI I RRETHIMIT TË PARË TË KULLËS SË ADEM JASHARIT NGA FORCAT POLICORE SERBE (12.30.2014)
SKANDAL - KUSHËRIRA E MINISTRIT BUSHATI EMËROHET ZËVENDËSMINISTRE E JASHTME (12.30.2014)
NJË TËRMET ME AMPLITUDË TË GJERË GODITI SHQIPËRINË (12.30.2014)
ALBIN KURTI - LDKja TASH ËSHTË VAGON I PDKsëKurti - Ta shpëtojmë Republikën prej kësaj qeverie (12.30.2014)
JAHJAGA - JEMI VONUAR, DUHET TË SHPEJTOJMË (12.30.2014)
AVOKATI I POPULLIT E VLERËSOI TË DËSHTUAR SHTETIN E KOSOVËS MË 2014Kurteshi - Rezultat i dështimit të institucioneve ka qenë braktisja e shtetit nga një numër i madh i qytetarëve (12.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]