NË 12 E 30 RAMA ORGANIZON TAKIM MEDIATIK ME SHQIPTARËT - MË PYESNI, UNË JU PËRGJIGJEM DREJTPËRDREJT NË TV E RRJETET SOCIALE
E Mërkurë, 12.31.2014, 10:10am (GMT+1)
TIRANË Kryeministri Rama do t'i përgjigjet direkt sot para mediave, pyetjeve të dërguara nga qytetarët në rrjetet sociale, dërguar që nga data 22 dhjetor e në vazhdim, pasi ai hodhi ftesën në publik.
Në ftesën e 9 ditëve më parë e të rikujtuar herë pas here, Rama shkruante: " Të mërkurën, më 31 dhjetor, ora 12:30, konferenca e fundvitit LIVE në televizion, Twitter dhe Facebook. Dërgoni pyetjet që keni me hashtag "ª#"ŽPyetKryeministrin.
Ky ka qenë një vit i vështirë, i gjallë, i mbushur me sfida e përpjekje të mëdha. Le të bëjmë së bashku një bilanc të përmbledhur përmes bashkëbisedimit të fundvitit, ku do të mundohem t'i përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja...,"- përfundon Rama.
www.voal-online.ch
|