SHQIPËRIA LEJON QË ANIJA E DËMTUAR GREKE TË TËRHIQET NË ITALI
E Mërkurë, 12.31.2014, 04:37pm (GMT+1)
Pamje nga anija Norman Atlantic në çastin kur ishte përfshirë nga zjarri
Shqipëria sot ka lejuar që anija transportuese, Norman Atlantic, e cila ishte përfshirë nga zjarri, me ç'rast kanë humbur jetën së paku 13 vetë, të tërhiqet drejt një porti italian.
"Pas kërkesës së autoriteteve në portin italian juglindor Bari, autoritetet e Shqipërisë kanë lejuar që anija të tërhiqet kah Italia", tha Albai Sernai, zëdhënës i Zyrës së prokurorisë së Shqipërisë.
Mëtutje, siç raporton agjencia AFP nga Tirana, operacioni do të filloj menjëherë pasi të lejojnë kushtet atmosferike.
Zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se numri i personave që e kanë humbur jetën nga ky incident, i cili ka ndodhur të dielën, mund të rritet.
Afro 40 udhëtarë, që janë të regjistruar se gjendeshin në anije, ende konsiderohen të zhdukur, pas një operacioni madhor 34 orësh të shpëtimit.
Por, mbetet e paqartë se a është krijaur kjo situatë për shkak se ata eventualisht janë të vdekur, por për shkak të josaktësisë në listat e udhëtarëve të anijes.
www.voal-online.ch
|