Dhjetë urdhëresat, në Besëlidhjen e re janë urdhëresat
e shkruara në dy rrasa guri të ligjit të dhënë nga Perëndia Moisiut në malin e Sinait.
Dhjetë urdhëresat gjenden te "Dalja 20:2-17 dhe Ligji i përtërirë 5:6-21 (të cilat janë pothuaj krejt të ngjashme)
Dhjetë urdhëresat
Teksti i mëposhtem pranohet si
nga autoritetet krishtere dhe nga hebraike, të gjendura në librin e Daljes
20:1-17, Versioni i Ri i Rishikuar Standart.
Atëherë Perëndia Zoti shqiptoi
këto fjalë, duke thënë:
1) Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të
nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e robërisë.
Nuk do të kesh perëndi të tjera para meje.
2) Mos bëj gdhëndje ose shëmbëlltyrë të
asnjë gjëje që ndodhet lart në qiej ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën
tokë.
Mos u përkul para tyre dhe as
do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon
padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt
të atyre që më urrejnë,
unë përdor dashamirësi të
patundur deri në të njëmijëtin brez, për ata që më duan dhe që zbatojnë
urdhërimet e mia.
3) Mos e përdor emrin e Zotit, Perëndisë tënd, kot,
sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
4) Mbaj mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.
Do të punosh gjashtë ditë dhe në
ato do të bësh të gjithë punën tënde;
por dita e shtatë është e
shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë
punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote,
as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;
sepse në gjashtë ditë Zoti
krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë
ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
5) Ndero atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që
ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
6) Mos vrit.
7) Mos shkel kurorën bashkëshortore.
8) Mos vidh.
9) Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
10) Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd;nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd,as shërbëtorin e tij,as shërbëtoren e tij,as kaun e tij,as gomarin e tij,as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".
Dalja 20:1-17