SHQIPTARËT E UKRAINËS IU UROJNË BASHKËKOMBËSVE TË TYRE VITIN E RI 2015
E Enjte, 01.01.2015, 08:56pm (GMT+1)
Shqiptarët e Ukrainës, përmes një videoje të regjistruar u
janë drejtuar gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen me urimet për Vitin e
Ri.Dy vajza të reja, një djalosh dhe kryetari i Shoqatës së
shqiptarëve të Ukrainës, i janë drejtuar shqiptarëve të të gjitha
trojeve me urimin për forcimin e lidhjeve të ndërsjella.
Ata premtojnë se do të vazhdojnë ta ruajnë gjuhën dhe traditën e tyre.
www.voal-online.ch
|