GJURIQ - SERBIA DO TA VAZHDOJË ME TË GJITHA MJETET LUFTËN KUNDËR PAVARËSISË SË KOSOVËS, POR EDHE DIALOGUN NË BRUKSEL
E Premte, 01.02.2015, 08:56am (GMT+1)
Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq thotë se Serbia do ta vazhdojë luftën kundër pavarësisë së Kosovës me të gjitha mjete që ka shteti.
Këtë luftë nuk e pengon as administratën e Beograd dhe as serbët në Kosovë që të bisedojnë me shqiptarët e Kosovës dhe në zbatimin marrëveshjeve të arritura, ka thënë Gjuriq për TV Most të Zveçanit, transmeton Koha.net
Serbët në Kosovë dhe Qeveria e Serbisë, ka thënë ai, janë "kampionë për normalitet, stabilitet dhe respektim të të gjitha marrëveshjeve me Kosovën", e respektimin tyre ai e ka demonstruar me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
Gjuriq ka shtuar se serbët në të ardhmen në Kosovë vetë do t'i u udhëheqin punët e veta dhe vetë do të mund të mendojnë politikisht për veten e vet, ndërsa Qeveria e Serbisë do t'ua ofrojë ndihmën logjistike dhe përkrahjen e këshillave administrative.
"Për herë të parë kemi njerëz në Qeverinë krahinore të cilët zëshëm dhe në mënyrë të qartë bisedojnë me ne në Beograd dhe me të gjithë faktorët relevantët. Cilësia e punës së tyre do të varet shumë sa ne do të kemi sukses për ta shfrytëzuar rastin që na është dhënë", ka thënë Gjuriq.
www.voal-online.ch
|