VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
The City Mayors Foundation - SHPEND AHMETI, KRYEBASHKIAKU I MUAJIT JANAR E Shtunë, 01.03.2015, 10:21am (GMT1) ![]() Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shpallur Kryebashkiaku i muajit janar nga fondacioni ndërkombëtar "The City Mayors Foundation". Ky fondacion përmend heqjen e rrethojave të institucioneve publike, rrënimin e objekteve pa leje dhe përforcimin e praktikave të prokurimit si disa nga arsyet për dhënien e këtij çmimi te Ahmeti. "Vendimi modest që Ahmeti e mori për heqjen e rrethojave afër objekteve publike nëpër Prishtinë për të liruar hapësirën për kalimtarët ishte një punë që i ndihmoi qytetit", thuhet në komunikatën e fondacionit. "Administrata e tij gjithashtu është duke vendosur shtylla dhe pemë nëpër trotuare për të parandaluar parkimin e veturave ishte një tjetër ndryshim i vogël që bëri dallim të madh në lehtësimin e jetës së qytetarëve". "Me fjalë tjera, kryetari Ahmeti është duke punuar shumë për të ardhmen e Prishtinës. Ai e kupton që banorët e kryeqytetit presin shumë nga administrata në vitin e tij të dytë në zyrën e kryetarit të Prishtinës. Banorët duan ndryshime të dukshme dhe të efektshme".kd www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |