| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
ARRESTOHET NË BEOGRAD BASHKËPUNËTORI I SERBIT QË U KAP ME MBI 13 KG EKSPLOZIV NË PRISHTINË E Djelë, 01.04.2015, 11:25am (GMT1) ![]() Një 42 vjeçar është arrestuar në Beograd në kuadër të hetimeve në lidhje me konfiskimin e 13 kilogramëve eksploziv në Prishtinë. Gazeta "Blic" e Beogradit njofton se i ndaluar është Zhelko Todoroviq, në kuadër të bashkëpunimit të Serbisë në zbardhjen e këtij rasti. Todoroviq është miku më i mirë Gavriqit, i cili u mor në pyetje nga pjesëtarë të Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë. Todoroviq, të premten paraprakisht e ka telefonuar një diler (trafikant) të Novi Pazarit, dhe më pas edhe vëllanë e tij në Rozhajë. Të dyve iu është thënë se Gavriq shkon në Kosovë me 13 kg eksploziv. Raportohet se atyre gjithashtu iu është thënë se qëllimi është hedhja në erë e "Grand Hotelit" të Prishtinës. Todoroviq, sipas këtij artikulli, të dy dilerëve gjithashtu iu ka thënë se këtë informacion ia ka konfirmuar një qytetar bullgar, i cili dyshohet se është pjesëtar i shërbimit informativ bullgar. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||