VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VUÇIQ EMËRON KRYETARIN E SHTËRPCËS KRYETAR ILEGAL TË SAJ E Djelë, 01.04.2015, 03:44pm (GMT1) Serbia vazhdon të mbajë gjallë fuqishëm strukturat dhe njerëzit e saj në Kosovë, në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Brukselit. Në ditën e fundit të vitit 2014 kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka marrë vendim për ndërrimin e disa kryetarëve të komunave ileaglë që në vendim quhen "organet e përkohshme në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë", raporton Koha.net. Kështu, në Shtërpcë kryetari aktual i dalë nga zgjedhjet e Kosovës, Bratislav Nikoliq do ta zëvendësojë në krye të komunës paralele Ivan Redzicin e deritashëm. Vendimi i njëjtë për komunën e njëjtë e zëvendëson Marjan Gjorgjeviqin me Dragan Vlekoviqin dhe Nenad Filipoviqin me Dragan Redzicin si pjesë e udhëheqësisë. Vendimi është shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë. Nikoliq e fitoi një mandat të ri në krye të Shtërpcës në balotazh me Redzicin në zgjedhjet lokale 2013.kd www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |