VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PRITJET NË MERDARE DERI NË TRI ORË, NË DHEUN E BARDHË DERI 2 ORË E Hënë, 01.05.2015, 11:50am (GMT1) Policia e Kosovës njofton se për shkak të fluksit të madh të automjeteve tani kolonat dhe pritjet në pikë kalimet kufitare Merdare dhe Mutivodë janë më të gjata, krahasuar me pritjet në mëngjesin e sotëm të cilat ishin më pak se 1 orë. Tani në ora 11:00 në PKK Merdare pritjet janë 2-3 orë , ndërsa kolonat rreth 1-2 km, ndërsa, në PKK Dheu i Bardhë, pritjet janë nga 1-2 orë, ndërsa kolona deri në 1 km. Në pikëkalimet tjera kufitare si Mutivodë dhe Muqibabë nuk ka pritje të gjata përveç kohëzgjatjes së procedurave kufitare 10-20 minuta, andaj qytetarët mund të shfrytëzojnë këto pikëkalime kufitare me që nuk ka pritje.kd www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |