VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VIDEO TE URGJENCA - DY ARRESTIME TË TJERAPolicia njoftoi sot se janë vënë në pranga dy të rinj, shokë të vajzës 17 vjecare e cila është ngacmuar seksualisht ndërsa ishte pa ndjenja në Urgjencën e Qendrës spitalor në Tiranë. Në kërkim dh
E Hënë, 01.05.2015, 06:26pm (GMT1)




Një ditë më parë policia arrestoi një person, Evarist Pasha, 25 vjeç, i cili shfaqet dhe në video e që u ishte afruar të rinjve për t'ju ofruar shërbimin funeral duke menduar se vajza kishte humbur jetën, pasi ajo ndodhej pa ndjenja në shtratin e urgjencës. Dy të arrestuarit e sotëm, të dy 18 vjecçrë, dhe shokë të vajzës, akuzohen për moskallzim krimi, ndërkohë që dy të tjerët që dyshohet ta kenë ngacmuar seksualisht atë, janë shpallur në kërkim nga prokuroria.

Ngjarja e cila ka ndodhur shumë muaj më parë, u bë e njohur vetëm pasi video e regjistruar nga vetë të rinjtë e përfshirë, qarkulloi në rrjetet sociale. Ajo tronditi opinionin dhe ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi keqfunksionimin e një sërë hallkave të shërbimit spitalor  dhe mbi vetë sistemin shëndetësor, gjendja e të cilit lë ende shumë për të dëshiruar. Autoritetet shëndetësore kërkuan menjëherë hetim të shpejtë të ngjarjes, dhe ato mund të shtrihen edhe mbi strukturat e Urgjencës së Qendrës spitalore
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.