VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
'TERRORISTI' KISHTE HYRË TRI HERË NË KOSOVË ME EKSPLOZIV E Mërkurë, 01.07.2015, 10:44am (GMT1) Veprimet e Slobodan Gavriqit më shumë flasin për një tregtar sesa për një terrorist që planifikonte të hidhte në erë hotelin "Grand" në qendër të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore. Gavriqi kishte bërë rrugë të gjatë me veturën e ngarkuar me eksploziv. Madje, kishte hyrë tri herë dhe kishte dalë nga Kosova me këtë sasi. Shtetasi serb i arrestuar më 25 dhjetor ishte vendosur në hotelin "Grand", duke u regjistruar me emër dhe mbiemër, derisa veturën me targa të Beogradit e kishte parkuar në parkingun e këtij hoteli. Gavriqi kishte me vete edhe një letër, në të cilën përshkruheshin rrugët e Prishtinës me cak rrugën tek "Tre sheshirat", afër Katedrales. Shpjegimi që ka dhënë ai është se aty do t'ia dorëzonte dikujt eksplozivin, dhe priste telefonatë prej tij. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |