HETIMET PËR BANKËN E SHQIPËRISË MBYLLEN - NUK DIHET KU SHKUAN 7 MILIONË DOLLARËT
E Premte, 01.09.2015, 08:08pm (GMT+1)
Pesë muaj nga skandali në Bankën e Shqipërisë, ku u vodhën 713 milionë lekë nga thesari i Shtetit, (Mbi 7 milionë dollarë) Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se përgjegjësit e kësaj vjedhje janë dy ish-punonjësit e Thesarit, Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia dhe nipi i Bitrajt, Klevis Bejtja.
Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Ramadan Troci ka rezultuar se vjedhja është kryer në bashkëpunim midis Bitrajt, Bruzias e Bejtjas, shkruan bw.
"A1 Report" ka mësuar se kërkesa për gjykimin e këtyre shtetasve në një proces të vetëm dhe si përgjegjësit kryesorë të vjedhjes do të dorëzohet të premten në Gjykatën Penale të Tiranës, ku pas shortit, do të vendoset cili gjykatës do të drejtojë procesin.
Pritet që kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha të caktojë një tjetër vartës për të ndjekur gjykimet, pasi Troci është caktuar drejtues në akuzën e Vlorës.
Nga 19 të pandehurit për skandalin e vjedhjes së thesarit të shtetit, hetimet ende të hapura rezultojnë vetëm për ish-guvernatorin Adrian Fullani, i cili sipas prokurorisë, po hetohet edhe për shpërdorim detyre lidhur me 6 tendera të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka konstatuar shkelje procedurash dhe dëm ekonomik në shifra të konsiderueshme.
www.voal-online.ch
|