E Hënë, 06.15.2026, 09:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KURTI NË SHKUP - SHQIPTARËT E MAQEDONISË PAGUAN ÇMIMIN MË TË LARTË PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

E Djelë, 04.12.2015, 07:44am (GMT+1)


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar në Shkup se Tirana dhe Prishtina e kanë për borxh të ndihmojnë shqiptarët e Maqedonisë që të realizojnë të drejtat e tyre elementare dhe të mos ndihen të diskriminuar në shtetin ku jetojnë.

"Shqiptarët në Maqedoni duhet të organizohen politikisht, të jenë sa më aktiv, të mos presin nga partitë ekzistuese politike. Ata duhet të parashtrojnë sa më shumë kërkesa për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, meqenëse të dyja ato i kanë borxh shumë shqiptarëve të Maqedonisë. Çmimin më të lartë për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës e keni paguar ju, sepse edhe ju keni kontribuar njësoj dhe keni mbetur edhe jashtë Kosovës edhe jashtë Shqipërisë", u tha Kurti shqiptarëve të Maqedonisë.

Kurti tha gjithashtu se në Maqedoni po shtohet ndikimi rus dhe ai serb, gjë që sipas tij, është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të drejtat demokratike të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në këtë vend.

"Ka një tendencë që Serbia të forcohet në Maqedoni dhe është më se e imagjinueshme që Serbia dëshiron që edhe Maqedoninë ta shndërrojë në një protektorat serb, ku dallimi mes Georgievskit dhe Gruevskit të jetë njësoj si dallimi mes Bullgarisë dhe Serbisë", theksoi Kurti.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë në Shkup, Kurti tha se e ardhmja e shqiptarëve është bashkimi i tyre në një shtet të vetëm.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MITROVICË - NJË SHQIPTAR 17 VJEÇAR NË VERI KONSIDEROHET I ZHDUKUR (04.11.2015)
EDHE SOT PROTESTA PËR NDËRTIMET PRANË LIQENIT ARTIFICIAL (04.11.2015)
BASHKIMI I KOSOVËS DHE SHQIPËRISË - NË ÇADRËN E BASHKIMIT EVROPIAN (04.11.2015)
PASHKËT ORTODOKSE KREMTOHEN NË MBARË VENDIN (04.11.2015)
ARRITI NË PRISHTINË AMBASADORI I RI BRITANIK O'CONNELL (04.11.2015)
SHTYHET GJYQI KUNDËR 9 SHQIPTARËVE TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM (04.11.2015)
SHPËRTHIM AFËR QEVERISË MAQEDONE (04.11.2015)
BIZNESET ÇDO DITË PO PËRBALLEN ME KORRUPSION DHE RYSHFET (04.11.2015)
DËNOHET ME BURG KRYEBASHKIAKU I KAMZËS - HAPET ZYRTARISHT SEZONI I ZGJEDHJEVE LOKALE TË 21 QERSHORIT NË SHQIPËRI (04.11.2015)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - DEKRIMINALIZIMI I POLITIKËS NË SHQIPËRI TË VAZHDOJË (04.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2026  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]