Kërkimet
e deritashme intensive pas të riut nga Mitrovica nuk kanë dhënë
rezultate, përkundër angazhimit të madh, madje me numër të shtuar të
pjesëtarëve të FSK-së, KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve.
Zëvendës
drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, deklaroi për
Kosovapress, se ekipet do të vazhdojnë kërkimin me disa ndryshime në
koordinimin e veprimeve të tyre për shkak të terrenit të vështirë dhe
nivelit të lartë të lumit.
Lidhur me aktivitetet e deritashme dhe
veprimet e mëtejshme, një konferencë shtypi sot, në orën 14, do të
mbahet në Shtabin e improvizuar për kërkimin e të zhdukurit në
Mitrovicë.