| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
NË BULQIZË BIEN ZJARRE - DIGJEN DHJETËRA HEKTARË PYJE E Mërkurë, 04.22.2015, 05:15pm (GMT1) ![]() Disa vatra të reja zjarri të fuqishëm janë shfaqur gjatë ditës së mërkurë në malin Vlashë, të komunës Shupenzë dhe në Kodër Zall Sopot të komunës Zerqan, në Bulqizë, duke e çuar kështu në 3 numrin e vatrave aktive. Zjarri, i ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era, është përhapur me shpejtësi në gjithë shpatin e malit, duke përfshirë dhjetëra hektarë pyje dhe pisha të reja. Sipas burimeve nga vendngjarja, zjarri është konstatuar nga banorët e fshatit Vlashë dhe ata të komunës Zerqan, të cilët janë alarmuar pasi u janë rrezikuar shtëpitë që ndodhen vetëm 200-300 metra larg. Ndërkohë, për shuarjen e zjarrit janë angazhuar vetë banorët e zonave, pasi zjarrfikësja e vetme që ka në dispozicion rrethi i Bulqizës e ka patur të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë malor dhe kodrinor. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë së Bulqizës që po u ofrojnë ndihmë banorëve, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për të dyja rastet e rënies së zjarrit. Sipas policisë, rastet dyshohet të jenë zjarrvënie të qëllimshme, por nuk përjashtohet as mundësia e pakujdesisë së ndonjë bariu që kullot bagetitë në këtë territor. Ndërkohë, policia dhe shërbimi pyjor i rrethit të Bulqizës u kanë brë thirrje banorëve që të kenë kujdes që të mos përdorin lëndë ndezëse në këto zona, pasi një pakujdesi e vogël e tyre mund të bëhet shkak për zjarrvënie. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||