Sipas
mediave shqiptare, vizita zyrtare pritet të zhvillohet më 13 maj, ku
pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë me presidentin Bujar
Nishani, kryeministrin Edi Rama si dhe një tryezë me biznesin.
Presidenti turk Erdogan do të shoqërohet nga një grup biznesmenësh.
Në fillim të marrjes së mandatit, kryeministri Rama e shpalli Turqinë si partnere strategjike të Shqipërisë.
Në
maj të vitit 2014 Presidenti Erdogan anuloi vizitën për shkak të një
tragjedie në një miniere në Turqi, ku gjetën vdekjen 201 minatorë.
Kryeministri
Rama dy ditë më parë në një forum biznesi në Stamboll ftoi investitorët
turq të investojnë në Shqipëri, në 5 sektorë prioritarë, energjia,
nafta, mineralet, turizmi dhe bujqësia, ku mundësitë për investime janë
të mëdha.