Vuçiq
për gazetën beogradase "Blic" ka deklaruar se me nikoqirin e tij,
nënkryetarin amerikan Joe Biden, do të bisedojë për marrëdhëniet
bilaterale, për "zgjidhjen e problemit të Kosovës", por pret që të hapet
edhe tema e vrasjes së tre vëllezërve - Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi,
më 1999 në Petrovo Sello, rast ky që në Serbi ende nuk ka epilog
gjyqësor.
Sipas kryeministrit serb, vizita që do t'ua bëjë muajin e
ardhshëm SHBA-ve është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe pret që të
rezultojë me "marrëdhënie edhe më të mira me Shtetet e Bashkuara".

"Serbia
dëshiron të ketë marrëdhënie sa më të mira me SHBA-të, politika e
qeverisë sonë është kujdesi për të ardhmen e Serbisë dhe në dritën e
kësaj shpresojmë se do të kemi marrëdhënie sa më të mira politike dhe
ekonomike me SHBA-të", ka deklaruar Vuçiq për gazetën "Blic", e cila
shkruan se vizita e kryeministrit serb Uashingtonit do të realizohet në
qershor, e jo në shtator, siç qe paralajmëruar më parë.
"Analizën e
së kaluarës ua lëmë të tjerëve, ndërsa puna jonë është që përmes
plotësimit të obligimeve tona të tregojmë se jemi partner i besueshëm i
SHBA-ve në këtë pjesë të Evropës", ka thënë Vuçiq, duke shfaqur shpresën
se Serbia do të ketë përkrahjen e Uashingtonit në rrugën e saj
evropiane.