VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
EDHE DIASPORA SHQIPTARE NË NORVEGJI KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT E Mërkurë, 05.06.2015, 08:41am (GMT1) ![]() Kërkohet dorëheqje për përgjegjësit e deklaratës tendencioze në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ). Shqiptarët në Norvegji, të organizuar në qendrën Kulturore e Informative, Mekuli Press, kërkojnë llogari nga MPJ-ë e Kosovës për fjalët ofenduese, jodiplomatike e armiqësore ndaj mikut, patriotit, zëdhënësit e diplomatit, Joseph DioGuardi. Diaspora shqiptare në Norvegji është e shqetësuar dhe e brengosur me skandalet e njëpasnjëshme të MPJ të Kosovës. Dorëheqja e ambasadorit të Kosovës në Beograd, e kryer nga trysnia e MPJ-së, për shkak të fjalisë së qëlluar e me vend të tij se "pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës, nuk ka normalizim të marrëdhënieve...", dhe tani sulmi i egër e i papërmirësueshëm i MPJ-së ndaj diplomatit DioGuardi, janë tregues se diplomacia e Kosovës po udhëhiqet nga joprofesionalistë e diletant politik. Vetëm dorëheqja e të papërgjegjshmëve dhe sharlatanëve politik, të punësuar në MPJ, është e logjikshme dhe e arsyeshme në këtë rast, u tha, ndër tjerash, në këtë takim rasti. Kujtojmë se zëvendësministri i punëve të jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, e kishte akuzuar ish kongresistin shqiptaro-amerikan, DioGuardi, duke thënë se po bën politikë si Vuk Jeremiq (ish ministri i jashtëm serb). www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |