VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Zhurnal - SKENARET VRASËSE MAQEDONASE PLANIFIKOHEN TE ZBATOHEN NË TERRENET SHQIPTARE E Premte, 05.08.2015, 11:55am (GMT1) Shkup, 8 maj - Prezenca e madhe e forcave policore mbrëmë në rajonin e Kumanovës dhe dyshimet për gjoja prezencën e grupeve të armatosura në Malësinë e Karadakut bëhet me skenar të pregaditur që beteja të bëhet edhe një herë në terren shqiptar, vlersojnë analistët për Zhurnal.Ndryshe, Maqedonia po përballet me një krizë të madhe politike e cila është intensifikuar muajin e fundit me publikimin e bombave të Zaevit që kanë të bëjnë me keqpërdorimet që i ka bërë kryeministri Nikolla Gruevski dhe shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov. Për të shpëtuar nga kjo pozitë i gjithë pushteti i udhëhequr nga partia maqedonase VMRO-DPMNE po bën skenarë të ndryshëm me qëllim që të defokusojë vëmendjen dhe betejën ta bëjë në terrenin shqiptar. Incidenti në Goshincë, një fshat malor i banuar me shqiptarë në Karadakun e Kumanovës dhe incidenti i djeshëm në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) ishte vetëm një tentativë e strukturave të dyshimta të cilat kishin plan që ta destabilizojnë vendin mirëpo beteja të bëhet në terren shqiptar. Alarmi i rrejshëm i MPB-së të udhëhequr nga ministrja Gordana Jankullovska se kinse policia e Maqedonisë ka vërejtur një grup prej 50 personash të cilët kanë hyrë nga Kosova në fshatrat e Komunës së Sarajit. Mirëpo, menhëherë u demantua nga policia kosovare. Edhe ky rast ishte një përpjekje që beteja të bëhet në terren shqiptar. Analistët janë të mendimit se shqiptarët çdo herë kanë paguar çmimin më të lartë duke derdhur edhe gjak. Sipas tyre, ende janë të freskëta në kujtime ngjarjet e Bit Pazarit, në Gostivar, aksionet e ndryshme policore, dhe në fund konflikti i armatosur në vitin 2001 i cili u bë kryekëput në rajonet shqiptare në Tetovë dhe Karadak të Kumanovës e jo në Strumicë e Gjevgjeli. Sipas analistëve pushteti në mënyrë maestrale po bën kurthin në vendbanimete shqiptare me qëllim që shqiptarët para bashkësisë ndërkombëtare t'i akuzojë si fajtor kujdestar. Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal deklaroi se ka tendencë për destabilizimin e faktorit shqiptar në Maqedoni duke u nisur nga fakti se në Malinë dhe Goshincë filluan persekutimet apo ndjekjet e njerëzve, hedhja e bombës para selisë së BDI-së në Reçicë, agresiviteti i paparë i armatosur në selinë e BFI-së etj. "Kjo do të thotë se duhet të projektohet dhe kërkohet një përgjigje që të ngritet dhe shqetësohet faktori shqiptar në Maqedoni. Krejt kjo bëhet në vigjilje të ndryshimeve që priten në pjesën maqedonase, protestat që do të organizojë LSDM-ja. Kjo do të thotë se llogaria e tyre është që edhe shqiptarët në një mënyrë të drejtpërdrejtë të inkuadrohen por në sikletin e vetë, përsëri të jenë objekt trajtimi, përsëri të jenë objekt destabilizimi dhe përsëri t'u jepet argument partive maqedonase dhe politikën që udhëheqin ndaj shqiptarëve", deklaroi për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri. Ai potencoi se natyrisht se kësaj politike i ndihmojnë shumë partitë shqiptare duke u pozicionuar fort pas Gruevskit dhe kjo është arsyeja pse shqiptarët duhet të destabilizohen në këtë situatë. Që nga dita e shpërthimit të bombave të Zaevit opinioni në Maqedoni asnjëherë nuk regjistroi ndonjë incident në Veles, Prilep, Ohër dhe vende të tjera. Por, të gjitha u realizuan në vendbanimet shqiptare. Ditë më parë opozita maqedonase ka paralajmëruar se nga 5 -10 maj të gjitha bombat do të prekin shqiptarët e Maqedonisë. Ky paralajmërim sa është i dobishëm është edhe i rrezikshëm, pasi vetë fakti se komuniteti shqiptar në bazë të temperamentit të vrullshëm, gjaknxehtë mund të manipulohet lehtë andaj edhe opozita maqedonase dëshiron që shqiptarët ti bëjë për vete dhe ti orientojë aty ku ajo ka nevojë. Rasti i dhimbshëm 'Monstra' dhe rastet të tjera duhet të shqyrtohen në mënyrë të hollësishme por jo në këtë kohë, në këto çaste kur edhe opozita maqedonase tenton që të manipulon me shqiptarët dhe gjithë problem do të hudhet në terren shqiptar. Sipas kësaj Gruevski përsëri do të shpëtonte, pasi beteja dhe fokusi do të ishte te shqiptarët, të cilët dinë vetëm të hapin problem por assesi të trajtojnë dhe të mbyllin me sukses, ku historikisht përvoja tregon se shqiptarët çdo herë kanë qenë të manipuluar. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |