VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ILDK KALLËZON ISH DEPUTETIN SOCIALIST HARASANI E Premte, 05.08.2015, 10:23pm (GMT1) Në Shqipëri Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKP, njoftoi sot se ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj ish deputetit socialist Andis Harasani. Sipas ILDKP-së, zoti Hasani dyshohet për disa vepra penale që nga "falsifikimi i dokumentave", "fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë" deri te pastrim parash". Inspektoriati shpjegon në një komunikatë për shtyp se në përfundim të kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private zotit Harasani, për funksionet Drejtor i KESH-it (2003-2005) dhe deputet i parlamentit, për periudhën kohore (2005 2012), "rezultuan deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 Usd". Dy vjet më parë emri i zotit Harasani, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përmend në shtyp, pas disa hetimeve gazetareske, se kishte regjistruar në emrin e tij, në vitin 2007, një kompani në parajsën fiskale të Ishujve Virxhin të Britanisë, ndërsa ajo nuk figuronte në deklaratat e tij të pasurisë. Pak kohë më parë ILDKP-ja denoncoi dhe një tjetër politikan shqiptar, ish ministrin e Financave Ridvan Bode duke hedhur dyshime mbi burimet e pasurisë së tij dhe familjes së vet. Zoti Bode hodhi poshtë akuzat, ndërsa prokuroria ka hapur ndërkohë dhe një hetim lidhur me këtë rast. za www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |