VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VETËVENDOSJE - QEVERIA E GRUEVSKIT PO I SULMON SHQIPTARËT SI MILOSHEVIQI NË KOSOVË E Shtunë, 05.09.2015, 05:10pm (GMT1) Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj incidenteve të fundit në Maqedoni, duke thënë se Qeveria e Gruevskit ka mobilizuar artilerinë e rëndë ushtarake për ta sulmuar Kumanovën. Kurse, arsyetimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është një alibi e papranueshme për ta maskuar një fushatë të armatosur për terrorizimin e shqiptarëve atje. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se lagjet shqiptare në Kumanovë janë duke u sulmuar me autoblinda e helikopterë, ngjashëm si Slobodan Milosheviqi në Kosovë. Konjufca kritikoi mënyrën e reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës duke qenë se ky reagim i shkon përshtati jashtëzakonisht shumë Gruevskit, i cili, sikurse Hashim Thaçi, po e justifikon sulmin e tij ndaj shqiptarëve me gjoja luftimin e grupeve të armatosura. "Qeveria e Kosovës e ka justifikuar arsyetimin që e ka dhënë qeveria e Gruefskit për destabilizim të Maqedonisë nga grupet e armatosura. Reagimi i MPJ-së është që ia ka bërë një shërbim të hatashëm Nikolla Gruefskit që të vazhdojë me këtë fushat të represionit mbi shqiptarët e Maqedonisë. Këtu nuk kemi të bëjmë me grupe destabilizuese", ka thënë ai. Ai ka shtuar se me këtë sulm po ndodh edhe një terr mediatik dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë në kthimin e rendit dhe sigurisë./Kosovapress/ Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj incidenteve të fundit në Maqedoni, duke thënë se Qeveria e Gruevskit ka mobilizuar artilerinë e rëndë ushtarake për ta sulmuar Kumanovën. Kurse, arsyetimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është një alibi e papranueshme për ta maskuar një fushatë të armatosur për terrorizimin e shqiptarëve atje. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se lagjet shqiptare në Kumanovë janë duke u sulmuar me autoblinda e helikopterë, ngjashëm si Slobodan Milosheviqi në Kosovë. Konjufca kritikoi mënyrën e reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës duke qenë se ky reagim i shkon përshtati jashtëzakonisht shumë Gruevskit, i cili, sikurse Hashim Thaçi, po e justifikon sulmin e tij ndaj shqiptarëve me gjoja luftimin e grupeve të armatosura. "Qeveria e Kosovës e ka justifikuar arsyetimin që e ka dhënë qeveria e Gruefskit për destabilizim të Maqedonisë nga grupet e armatosura. Reagimi i MPJ-së është që ia ka bërë një shërbim të hatashëm Nikolla Gruefskit që të vazhdojë me këtë fushat të represionit mbi shqiptarët e Maqedonisë. Këtu nuk kemi të bëjmë me grupe destabilizuese", ka thënë ai. Ai ka shtuar se me këtë sulm po ndodhë edhe një terr mediatik dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë në kthimin e rendit dhe sigurisë./Kosovapress/ www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |