Ushtria e Serbisë ka ngritur nivelin e gatishmërisë luftarake dhe është e gatshme që bashkë me strukturat tjera të sigurisë të ruajë integritetin dhe sovranitetin e vet territorial, ka thënë mbrëmë ministri serb i mbrojtjes Bratislav Gashiq i cili ka qëndruar në bazën ushtarake Cvore në kufi me Maqedoninë, transmeton Tanjug, përcjell Koha.net.
Gashiq me zyrtarët më të lartë ushtarakë e policorë të Serbisë pastaj ka vizituar stacionin policor në vendkalimin e Preshevës.