VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FOTOJA NGA KUMANOVA QË PO QARKULLON NË RRJETET SOCIALE

E Hënë, 05.11.2015, 12:07pm (GMT1)


Fotoja e një pjesëtari të forcave policore maqedonase po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale. Fotoja e pjesëtarit të policisë, siç transmeton Zhurnal, pothuaj se është identike me personin e arrestuar që sipas policisë maqedonase ka qenë pjesë e grupit të armatosur që ishte përleshur me policinë.

Kjo foto rrit edhe më shumë dilemat dhe dyshimet për gjithë atë që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku në përleshjen e armatosur mes grupit të armatosur dhe policisë humbën jetën 8 policë dhe mbi 30 u plagosën.

Nga ana tjetër MPB-ja doli me të dhëna se nga ana e grupit të armatosur janë vrarë 14 persona. Si mundet ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska të deklarojë se kanë arrestuar ushtarë (terrorristë) me uniforma, kurse në videon e prezantimit të personave janë vetëm civilë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.