E Enjte, 02.19.2026, 11:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Denis Bleir: Ballkani është kërcënimi më i madh për Evropën më 2009
E Premte, 02.13.2009, 05:51pm (GMT+1)

 

Evropa e Lirë: Sfidat kryesore për stabilitetin do të vijnë nga statusi i pazgjidhur politik i pakicës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, si dhe nga raportet jo të lehta në mesin e komuniteteve në Bosnjë-Hercegovinë, thuhet në raportin e Inteligjencës Kombëtare Amerikane, paraqitur para Kongresit.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Dennis Blair, ka paraqitur para Kongresit raportin me kërcënimet kryesore të sigurisë në botë. Ballkani gjithashtu ishte pjesë e raportimit.
Ngjarjet në Ballkan sërish paraqesin kërcënimin më të madh për stabilitetin e Evropës gjatë vitit 2009, pavarësisht zhvillimeve pozitive të vitit të fundit, siç ishin shpallja paqësore e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, zgjedhja e udhëheqësve pro BE-së në Beograd dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO nga Shqipëria dhe Kroacia.
Sfidat kryesore për stabilitetin do të vijnë nga statusi i pazgjidhur politik i pakicës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, si dhe nga raportet jo të lehta në mesin e komuniteteve në Bosnjë-Hercegovinë.
Më tej, raporti thekson faktin se mbi 50 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ku përfshihen dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në vitet që vijnë, Prishtina do të varet nga ndihma e bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik, si dhe për sigurimin e integritetit territorial.
Beogradi hapur mbështet institucionet paralele të serbëve të Kosovës. Beogradi ka përdorur mjete politike dhe juridike për të sfiduar dhe zhvleftësuar sovranitetin e Prishtinës dhe për të kufizuar mandatin e EULEX-it, misioni i të cilit synon t'i ndihmojë autoritetet e Kosovës në ngritjen e policisë, drejtësisë dhe doganave shumetnike.

Kjo ka forcuar ndarjen de facto të Kosovës në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe në veriun e dominuar nga serbët. Një gjë e tillë ka frustruar ndjeshëm shqiptarët e Kosovës. Megjithatë, prania e KFOR-it do të ndihmojë në pengimin e përhapjes së dhunës në shkallë të gjerë.
Sa i përket Serbisë, raporti i Drejtorit të Inteligjencës Amerikane, Dennis Blair, para Kongresit thekson se me gjithë faktin se udhëheqësit serbë përkrahin një të ardhme evropiane dhe presidenti Tadiq dëshiron përparimin e shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sërish Beogradi nuk është i vullnetshëm për të hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës.
Beogradi vazhdon të shikojë nga Moska për ndihmë diplomatike lidhur me Kosovën dhe në këtë drejtim ishte dhe marrëveshja e përmbyllur së fundi me Rusinë në sektorin e energjisë.
Një tjetër problem që vjen nga Ballkani për sigurinë evropiane, sipas burimeve amerikane të zbulimit, është dhe Bosnja. E ardhmja e Bosnjës si shtet shumetnik është në pikëpyetje, ndonëse as ndonjë dhunë në shkallë të gjerë, as ndonjë ndarje nuk duken të mundshme në afat të shkurtër.
Agjendat etnike ende mbizotërojnë procesin politik. Mosmarrëveshjet në mesin e tre grupeve kryesore etnike, gjatë 18 muajve të fundit, kanë penguar procesin e ndërtimit të një qeverie qendrore që do ta çonte vendin drejt NATO-s dhe BE-së.
Kërcënimet për shkëputje nga krerët e serbëve të Bosnjës dhe thirrjet për eliminimin e entitetit të serbëve të Bosnjës nga disa udhëheqës boshnjakë, kanë rritur tensionet ndëretnike ndoshta në nivelin më të lartë në vite, përfundon raporti i drejtorit të Inteligjencës Amerikane, Dennis Blair, para Kongresit.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - rrëzimi i avionit shkaktoi 49 viktima (02.13.2009)
Diplomatja çeke në Tiranë tha se ligji i lustracionit është i nevojshëm dhe nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë (02.13.2009)
Hashim Thaçi: Shteti ynë nuk është kërcënim për askënd por faktor paqeje dhe stabiliteti (02.12.2009)
Islanda i thotë po Shqipërisë në NATO (02.12.2009)
Ahtisari, Ishinger dhe Rohan: Vetëm një qëndrim unik i BEsë mund ta ndryshojë qëndrimin e serbëve ndaj Kosovës (02.12.2009)
Ambsadori i Shqipërisë ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Sejdiu (02.12.2009)
Sot fillojnë ceremonitë e 200 vjetorit të Abraham Linkolnit (02.12.2009)
Obama Thaçit: Jam i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë (02.12.2009)
Themelohet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës (02.11.2009)
Ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka takon sot krerët më të lartë të shtetit të Kosovës (02.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]