RUSI: FËMIJËT NGA SERBIA JANË STËRVITUR NË NJË KAMP USHTARAK
E Premte, 10.22.2010, 07:05pm (GMT+1)

Një grup i fëmijëve nga Serbia ka marrë pjesë në një kamp në Siberi, i cili udhëhiqet nga veteranët rusë të luftës, me ç'rast kanë qitur me armë dhe kanë hedhur granata.
Mëtutje, raportohet se djemtë dhe vajzat prej 11 e deri në 15 vjet, janë dërguar në Rusi nga organizata e veteranëve të luftës e Serbisë, Fronti Patriotik, ndërsa mikpritës ishte organizata nacionaliste ruse, Flamuri, që përfshinë veteranët rusë të luftës dhe vullnetarët.
Nebojsha Kuzmanoviq, babai i një djaloshi 15 vjeçar, që mori pjesë në këto trajnime në Rusi, i tha Radios Evropa e Lirë se fëmijët nuk kanë shtënë me armë të zjarrit të vërteta.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|