
Shkolla Shqipe, 1 Tetor 2010

Shqiptaro-Amerikanët e vegjël

Profesori Peter Christopher me origjinë shqiptare
Shkolla Shqipe Naim Frasheri fale kontributit financiar te Peter Christopher, Ph D, profesor ne WPI nje nga universitetet me ne ze ne Amerike eshte pajisur me tekste shkollore te miratuara nga Ministria e Arsimit ne Shqiperi.
Per te realizuar kete pune fisnike u angazhuan dashamiresit ne Tirane Shqiperi dhe veprimtaret e Shoqates KOMBI ne Worcester, Massachusetts , USA si dhe Stafi Drejtues i Shkolles Shqipe Naim Frasheri si me poshte:
1. Agim dhe Sonila Celiku
2. Bardhyl Reso
3. Maksim Lamani
4.Aurora Minga
5. Rezarta Reso
40 Tituj te librave shkollore
Abetare Mbarekombetare ,
Gjuhe Shqipe,,
Histori ,
Gjeografi ,
Harta te Shqiperise dhe Kosoves
qe do te jene baza e mesimit te Gjuhes Shqipe dhe e hartmit te planeve mesmore per nivelet e studumit ne Shkollen Shqipe Naim Frasheri.
Ashtu sic po veme re ne Amerike edhe administrata e shkollave publike amerikane po kerkon me force programe edukimi ne gjuhet e huaja sipas komuniteteve me tekste zyrtare te miratuara nga organe qeveritare te shteteve te origjines.
Kjo eshte edhe nje pune e paster ,nje nisme me permasa institucionale per nje Shkolle Aktive dhe masive me nje program real dhe bashkekohor nga autore qe kane studjuar dhe miratuar punen e tyre ne Ministrine e Arsimit.
Bordi i Shkolles SHqipe Niam Frasheri ben te dutur se me pajisjen me libra shkollore perfundon e dhe faz e pare e organizimit te Shkolles Shqipe Naim Frasheri.
Bordi i Shkolles ka ne proces edhe 50 tituj te tjere tekstesh shkollore per te krijuar fondin e Bibliotekes Se Shkolles Shqipe Naim Frasheri.
JU faleminderit dhe ju jemi mirenjohes te gjithe atyre familjeve dhe individeve qe ndihmuan dhe bene realitet kete nisme kaq te vertete qe edhe prinderit jane te kenaqur per cka femijet po mesojne ne Shkolen Shqipe Naim Frasheri te Shoqates KOMBI si Shkolle e komunitetit Shqiptar.
23 Tetor 2010
Worcester,Massachusetts ,USA