VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UNË BESOJ SE MUND TË FLUTUROJ

Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times


E Djelë, 11.14.2010, 11:38am (GMT1)


Duke i lexuar titujt këto ditë, unë nuk mund të mos përsëris këtë të vërtetë të rëndomtë: Nëse ju kërceni nga një ndërtesë 80-katëshe, plot 79 kate mund të mendoni se jeni duke fluturuar. Do të jetë fundi i padëshiruar ai që ju tregon se ju nuk keni fluturuar. Është e habitshme për mua se si shumë udhëheqës dhe kombe sillen sot sikur mendojnë se mund të fluturojnë - dhe duke injoruar faktin se fundi i padëshiruar ka për të ardhur në mënyrë të sigurtë.

Ku duhet filluar? E pra, së pari është kryeministri i Izraelit, Bibi Netanyahu, i cili ua ka përsëritur të gjithëve sa është i përkushtuar për paqe me palestinezët dhe tani nuk pranon të ndalë ndërtimin e vendbanimeve, si një parakusht për negociata. Në një kohë kur Izraeli tashmë ka 300 000 kolonë në Bregun Perëndimor, Bibi thotë se ai nuk mund të marrë një tjetër pauzë në ndërtimin e tyre që të testojë nëse qeveria palestineze e presidentit Mahmud Abbas - një izraelit thotë se është më e miri partner palestinez për sigurinë që Izraeli ka pasur ndonjëherë - mund të përftojë një marrëveshje të sigurt të dy shteteve për Izraelin. SHBA tani është në thelb duke u përpjekur ta bëjë Bibin ta ndryshojë pozicionin e tij. Ndoshta ai do, por i duket e pahijshme dhe kjo nuk është shenjë e mirë. Në vend që të marrë iniciativën dhe t'u thotë arabëve dhe palestinezëve, "Ju doni një ngrirje të ndërtimit të vendbanimeve? Ja ku është, tani le të shohim se për çfarë jeni gati për të rënë dakord," Netanyahu luan me Presidentin Obama, dhe bën të duket sikur Izraeli dëshiron tokë më shumë se paqe dhe rrezikon të mos arrijë kurrë një marrëveshje për Bregun Perëndimor - duke i përthithur kështu në mënyrë të përhershme 2.5 milionë palestinezët e kësaj hapësire dhe përfundimisht duke mos pasur më një shumicë hebreje. Ky është fundi i papritur - përveç nëse nuk vjen në rend të parë lufta e ardhshme. Por, tani për tani, Bibi duket mendon se ai mund të fluturojë.

Duke u kthyer tek ne, mohuesit e klimës të Amerikës ngritën një fushatë efektive dezinformatash e cila i bëri "ndryshimet klimatike" një fjalë të ndyrë në Partinë Republikane. Kjo i dëmtoi përpjekjet për të marrë një faturë të energjisë së pastër- diçka që mund të thyejë varësinë tonë prej naftës dhe të marrë të holla nga njerëzit me të cilët ushtarët tanë janë duke luftuar në Lindjen e Mesme. Dhe gjithë kjo ndodhi në vitin 2010, i cili ka të ngjarë të jetë viti më i nxehtë Tokës. Ja dhe matematika: 98 nga 100 shkencëtarë të klimës thonë se derdhjet e vazhdueshme të karbonit në hapësirë përbëjnë rrezikun e një ndryshimi dramatik të klimës këtë shekull. Dy nga 100 prej tyre thonë se kjo nuk ndodh. Dhe "konservatorët" sot thonë t'iu besojmë këtyre të dyve. Nëse klimë-mohuesit kanë të drejtë - por ne e luftojmë ndryshimin e klimës gjithsesi - ne do të kemi çmime pak më të larta të energjisë, por ajër më të pastër, më shumë energji të rinovueshme, një dollar të fortë, industri më të reja dhe armiq me më pak para. Nëse mohuesit janë të gabuar dhe ne nuk bëjmë asgjë, fëmijët tuaj do ta pësojnë fundin e padëshiruar.

Shumë nga të njëjtit njerëz që punojnë kundër energjisë së pastër, janë duke punuar për të prishur ratifikimin nga senati të Start New, traktatin e reduktimit të armëve bërthamore, të cilin zoti Obama e ka nënshkruar me presidentin rus Dmitri Medvedev. Ky traktat është në përputhje të plotë me tri marrëveshjet e mëparshme SHBA-Rusi për reduktimin e armëve, të gjitha të negociuara nga administratat e Partisë Republikane. Traktati e bën Amerikën të sigurt, një botë dhe një Rusi me më pak armë bërthamore dhe promovon lidhje më të mira me Kremlinin. Fundosja e traktatit, vetëm për t'ia mohuar një sukses z. Obamës, çka duan disa senatorë republikanë, jo vetëm nuk do të sigurojë përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, por do ta bëjë shumë më pak të mundshme që rusët - presioni të cilëve ndaj Iranit dhe gatishmëria për t'ia refuzuar raketat tokë-ajër kanë qenë vendimtare në ngadalësimin e programit bërthamor të Iranit - do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me ne në këtë front. Por, hej, kush do të merret me dobësimin e Iranit, apo lidhjet SHBA-Rusi në qoftë se ju mund ta dobësoni presidentin tuaj? Ne mund të fluturojmë.

Së fundi, ka diçka thellësisht të gabuar në thënien e Mitch McConnell, kreut të republikanëve në Senat, se "gjëja e vetme më e rëndësishme që ne duam të arrijmë është që presidenti Obama të jetë një president me një mandat". McConnell shpjegoi se nuk është puna se republikanët thjesht vdesin për pushtet (mos o Zot), por sepse kjo është mënyra e vetme që republikanët mund të arrijnë qëllimin e tyre për ta shfuqizuar ligjin e kujdesit shëndetësor, duke iu dhënë fund fondeve të shpëtimit nga falimentimet, shkurtimit të shpenzimeve dhe qeverisë së zvogëluar.

Ku ia filloj? Ne e dimë se këto nuk janë qëllimet Republikane, sepse ata kishin tetë vjet nën George W. Bush për ta realizuar këtë dhe e bënë të kundërtën. Dhe, edhe nëse supozojmë se këtë herë ata me të vërtetë duan të bëjnë siç thonë, ata kurrë nuk kanë shpjeguar se çfarë programesh do të shkurtojnë dhe si do t'ia arrijnë kësaj pa e përkeqësuar recesionin tonë. Por edhe nëse ata i bëjnë, këto janë prioritete të gabuara. Prioritetet tona tani janë për të zbutur recesionin i cili nisi nën Bushin dhe për ta vënë vendin në një rrugë drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike. Kjo do të kërkojë përmirësimin e madh të shkollimit dhe aftësimit të forcave tona të punës dhe duke ua bërë të mundur atyre infrastrukturën e shekullit 21-të në mënyrë që ato të jenë më të zgjuara dhe më produktivë. Ne e dimë se vetëm ulja e taksave nuk do ta bëjë këtë; ne e prvuam këtë, gjithashtu, nën Bushin. Kjo kërkon një strategji komplekse për ripërtëritjen amerikane - rritjen e disa taksave, si në energji, duke i ulur të tjerat, si për punëtorët dhe korporatat; dhe duke investuar në infrastrukturë të re, shkolla dhe hulumtime, ndërkohë që shkurtohen shërbimet e tjera.


Unë nuk dua t'ia di nëse republikanët do të fitojnë me idetë e reja - por jo me një thes të rrëmbyer të klisheve të mërzitshme. Ky është vetëm fillimi drejt një fundi të padëshiruar./Skënder Buçpapaj

--

November 13, 2010

 

I Believe I Can Fly

 

By THOMAS L. FRIEDMAN

Reading the headlines these days, I can't help but repeat this truism: If you jump off the top of an 80-story building, for 79 floors you can think you're flying. It's the sudden stop at the end that tells you you're not. It's striking to me how many leaders and nations are behaving today as though they think they can fly "” and ignoring that sudden stop at the end that's sure to come.

Where to begin? Well, first there's Israel's prime minister, Bibi Netanyahu, who has been telling everyone how committed he is to peace with the Palestinians while refusing to halt settlement building as a prerequisite for negotiations. At a time when Israel already has 300,000 settlers in the West Bank, Bibi says he can't possibly take another pause in building to test whether the Palestinian government of President Mahmoud Abbas "” a man Israelis say is the best Palestinian security partner Israel has ever had "” can forge a safe two-state deal for Israel. The U.S. is now basically trying to bribe Bibi to reverse his position. Maybe he will, but it's unseemly to watch and doesn't bode well. Rather than take the initiative and say to Arabs and Palestinians, "You want a settlement freeze? Here it is, now let's see what you're ready to agree to," Netanyahu toys with President Obama, makes Israel look like it wants land more than peace and risks never forging a West Bank deal "” thereby permanently absorbing its 2.5 million Palestinians and eventually no longer having a Jewish majority. That's the sudden stop at the end "” unless the next war comes first. But, for now, Bibi seems to think he can fly.

Closer to home, America's climate-deniers mounted an effective disinformation campaign that made "climate change" a four-letter word in the Republican Party. This undermined efforts to get a clean energy bill "” the sort that might break our addiction to oil and take money away from the people our soldiers are fighting in the Middle East. And all of this happened in 2010, which is on track to be the Earth's hottest year on record. So here's the math: 98 climate scientists out of 100 will tell you that man's continued carbon emissions pose the risk of disruptive climate change this century.

Two out of 100 will tell you it doesn't. And "conservatives" today tell you to bet on the two. If the climate-deniers are right "” but we combat climate change anyway "” we'll have slightly higher energy prices but cleaner air, more renewable energy, a stronger dollar, more innovative industries and enemies with less money. If the deniers are wrong and we do nothing, your kids will meet the sudden stop at the end.

 

Many of the same people working against clean energy are working to scuttle Senate ratification of the New Start nuclear arms reduction treaty that Mr. Obama signed with Russian President Dmitri Medvedev. This treaty is right in line with the previous three U.S.-Russia arms reduction deals, all negotiated by G.O.P. administrations. It leaves America secure, a world and a Russia with fewer nukes and it promotes better ties with the Kremlin. Scuttling the treaty, just to deny Mr. Obama a success, which is what some Republican senators are up to, will not only ensure that U.S.-Russian relations sour, it will also make it much less likely that the Russians "” whose pressure on Iran and willingness to deny it surface-to-air missiles have been critical in slowing Iran's nuclear program "” will continue to cooperate with us on that front. But, hey, who cares about weakening Iran or U.S.-Russian ties if you can weaken your own president? We can fly.

Finally, there is something deeply wrong about Mitch McConnell, the Senate G.O.P. leader, saying that "the single most important thing we want to achieve is for President Obama to be a one-term president." McConnell explained that that was not because Republicans simply crave power (heaven forbid), but because this is the only way Republicans can achieve their goals of repealing the health care bill, ending bailouts, cutting spending and shrinking government.

Where do I start? We know that these were not the Republican goals because they had eight years under George W. Bush to pursue them and did just the opposite. And even if we assume that this time they really mean it, they've never explained what programs they would cut and how doing that now won't make our recession worse. But even if they did, these are the wrong priorities. Our priorities now are to mitigate the recession that was set in motion under Bush and to put the country on a path to sustainable economic growth. That will require vastly improving the education and skills of our work force and enabling them with 21st-century infrastructure so they will be smarter and more productive. We know that tax cuts alone won't do that; we just had that test, too, under Bush. It requires a complex strategy for American renewal "” raising some taxes, like on energy, while lowering others, like on workers and corporations; and investing in new infrastructure, schools and research, while cutting other services.

I don't mind if Republicans win with fresh new ideas "” but not with a grab bag of tired clichés. That's just begging for a sudden stop at the end.

Përktheu Skënder Buçpapaj
Përktheu Skënder Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.