VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN Nga Elida BUÇPAPAJ E Shtunë, 11.20.2010, 08:45am (GMT1) ![]() I shkruaj me trishtim këto rradhë por e vendosur për të denoncuar censurën dhe xhandarët e fjalës së lirë, të cilët po e kthejnë Kosovën në Absurdistan. Termi Absurdistan përshkruan në mënyrë satirike një vend, në të cilën absurditeti është normë e jetës. Absurdistani është përdorur së pari nga disidentët e bllokut të Lindjes kur i referoheshin Bashkimit Sovjetik, edhe sot ky term iu rezervohet shteteve të cilat qeverisin me stil autoritarist, si Azerbaixhan, Turkmenistan, Uzbekistan. Si term i shkruar për herë të parë është zbuluar në gazetën e përmuajshme gjermane Politische Studien, pastaj u përdor në Çeki nga disidenti i asaj kohe dhe pas rrëzimit të Murit të Berlinit, president i vendit Vaclav Havel. Volteri ka thënë : "Mendoni për vete por lerjuani dhe të tjerëve ta gëzojnë gjithashtu këtë privilegj", por në Absurdistan nuk e njohin Volterin, aty ka censurë, autocensurë dhe liria e shtypit është e cunguar rëndë. I njëjti skenar mjerisht po reflektohet edhe në Kosovë nga xhandarët e fjalës së lirë, me metodologjinë e tyre të përjashtimit, qendrimit ex cadedra, dhe rikopjimit të realiteteve autoritariste, ku njerëzit e shtypit ishin simbiozë e regjimit. Këta duke e përdorur penën si një lloj lavazhi trush, po dëmtojnë rëndë shtetin e ri të Kosovës dhe sidomos rininë e Kosovës, pasi një e treta e popullësisë në Kosovë është nën 15 vjeç, më tepër se gjysma e popullsisë është nën 25 vjeç, dhe mesatarja e popullsisë është 22-23 vjeçe e cila nuk meriton të rritet nën diktatin e mendjeve të çartur orwelliane, të cilave në Kosovë u ka perënduar koha një herë e mirë me çlirimin. Imazhi i Kosovës nuk mbrohet nga xhandarët dhe censorët e fjalës së lirë, të cilët duke mos pasur mundësi t'u venë pranga kolegëve, përdorin pushtetin politik për t'i friksuar e për t'ua mbyllur gojën. Vrasja është forma më ekstreme e censurës, ka shkruar George Bernard Shaw. Në Perëndim liria e shprehjes si anitezë e censurës është e garantuar nga kushtetuta. Censura ushqen vetëm mendjet më të zeza, që kanë prodhuar Mesjetën, Inkuizicionin, Holokaustin dhe regjimet diktatoriale. Dje në Shqipëri u kujtua nga ish të përndjekurit politikë dita kur 66 intelektualë komunistë u ekzekutuan pa gjyq nga diktatura komuniste, e cila ka qenë motër me regjimin pushtues serb në Kosovë, që i ka korrur intelektualët dhe elitën. Eleminimi i 66 intelektualëve është vetëm një grimcë nga shfarosja që i ka bërë regjimi komunist elitës të vendit. Një nga krimet më të përgjakëshme të regjimit pushtues ishte kur i mbylli shkollat dhe universitetet në Kosovë, të cilat janë burim i dritës, dijes dhe demokracisë. Sepse synonte ta linte Kosovën pa intelektualë dhe pa pena, ose me ato pena të klonuara dhe nën errësirën e censurës e xhandarëve të fjalës së lirë. Po ai realitet i nxirë që përjetonte Kosovë i takon së shkuarës kohës të pushtimit dhe errësisës. Kosova e lirë me një klasë politike shumë të re në moshë nuk duhet të tolerojë reminishenca të periudhës së pushtimit, që ndrydhin apo plagosin fjalën e lirë. Nuk po përmend emra kësaj here, por ata që po e rrënojnë imazhin e qeverisjes Thaçi, janë pikërisht xhandarët e fjalës së lirë, që shtiren si bodyguard-të e saj, duke mos lejuar shpirtin e kritikës. Kritika është shprehja më adekuate e një shoqërie demokratike, ose thuhet rëndom se testi i demokracisë është kritika dhe liria e shprehjes. Liria e shprehjes është alfa dhe beta që teston demokracinë e shtetit të ri të Kosovës, ata gazetarë që kritikojnë nuk janë armiq të Kosovës as të politikanëve, ata janë vetëm përçues të opinionit publik dhe të vërtetave. Gazetarët në Kosovë, si kudo në vendet demokratike, janë pjesë e pushtetit të katërt, i cili duhet të mbetet i pavarur e i pacënuar ashtu si legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Çdo lloj varësie e cënon integritetin e pushtetit të katërt, që njihet si mbrojtësi i tre pushteteve të tjera. Çdo lloj varësie e pushtetit të katërt e dëmton shkallën e demokracisë në Kosovë dhe u jep shans xhandarëve dhe censorëve t"˜u vejnë pranga fjalëve të gazetarëve, e gazetarët t'i kërcënojnë e t'i lenë pa punë,.çka është një mosntruozitet që kthen Kosovën në Absurdistan, diçka e paimagjinueshme dhe e patolerueshme. Kosova jeton në një demokraci të re, e cila ka nevojë për të vërtetën dhe fjalën e lirë, ashtu si ka nevojë për ajrin. "Diktatorët nëpër piedestale, të rrethuar nga bajonetat, kanë frikë nga fjalët dhe mendimet e lira", thotë Winston Churchill, andaj e prangosin të vërtetën. Por kur e vërteta nuk është e lirë, liria nuk mund të jetë më realitet, thotë Jacques Prevert, dhe vendi kthehet pastaj në Absurdistan. Liria e mendimit, liria e fjalës dhe e vërteta janë mbrojtësit më realë të lirisë dhe demokracisë të një vendi, pra janë si oksigjeni edhe për shtetin e ri të Kosovës. (Ky opinion u botua tek Bota Sot më 18 Nëntor) XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ Elida BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |