Sapo zbritem ne stacionin qendror te trenit ne Strasburg
me syrin e gazetareve, e kuptoje se ne qytetin metropol zoteronte nje klime e
veçante, qe i bashkangjitej stines te pranveres, e cila lidhet posacerisht me
ne shqiptaret.
Pasi beme konfirmimin ne zyren e Akreditimit te Mediave,
nuk morem autobuset shatell qe i çonin gazetaret drejt e ne Qendren e Mediave,
nderkohe qe te gjitha linjat e sherbimit publik këto ditë jane falas per gazetaret. Por preferuam qe ta
shkonim deri aty me kembe.
Ka nje organizim perfekt, qe i shkon per shtat ngjarjes
te madhe historike qe pritet te ndodhe me 3 dhe 4 prill, ku Samiti i NATO-s do
te konfirmoje anetaresimin e Shqiperise dhe Kroacise ne Aleancen e Atalantikut
Verior.
Neper bilbordet e perhapura ne qytet lajmerohet mbledhja
e ketij Samiti, ku pritet qe te mblidhen burrshtetasit e shteteve me te
fuqishme te botes se qyteteruar per t'i hapur dyert Shqiperise dhe Kroacise.
Per shqipetaret anetaresimi ne NATO eshte ngjarje e nje
rendesie jetike, qe do te thote siguri dhe garanci per te sotmen dhe te ardhmen
e tyre. Anetaresimi ne NATO per Shqiperine do te thote hapja e nje faqeje
te re ne historine e vendit tone, starti i nje kapitulli te ri duke
shenuar fillimin e fundit te tranzicionit.
Siguria e vendit,
garancia e lirive te qytetareve dhe thellimi i reformave qe do ta konfirmojne
Shqiperine si pjese te Perendimit.
Per ta bere nje
krahasim sa me te ndjeshme per shqiptaret, anetaresimi i Shqiperise ne NATO do
te thote qe te mos ndodhe kurre me nje ngjarje si viti i mbrapshte
1997. Sepse te jesh anetar me te drejta te plota te NATO-s, do te thote
njekohesisht te permbushesh te gjitha detyrimet qe dikton shteti i se drejtes.
Takimi i radhes i
NATO-s mbahet paralel ne Baden-Baden e Kehl te Gjermanise dhe ne Strasburg te
Frances.
Ne kete konfiguracion
shtrihet edhe zhvillimi i ngjarjeve te ketyre diteve aq te ngjeshura me dreka e
darka zyrtare, me konferenca shtypi, me mbledhje te mirefillta, te cilat
kryesohen nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Jap De Hup Shefer, nga
Presidenti i Frances Nikola Sarkozi dhe nga Kancelarja gjermane Angela Merkel,
me në krye Presidentin Obama, që pritet të mbërrijë në Strasburg.
Natyrisht ana me
pompoze iu rezervohet kryetareve te shteteve, kryeministrave, stafeve te tyre.
Ndersa laryshia dhe
larmia për të komentuar dhe përshkruar ngjarjen ua rezervohet gazetareve, te
cilet here përshkuajnë përjetimet si të jenë pjesë e publikut te vet, herë
përjetojnë gjendjen emocionale të personazheve, ne kete rast, krereve te
vendeve te aleances perendimore politike ushtarake, me te madhes ne bote ne te
gjitha koherat.
Strasburgu nga ana e
vet, ka hapur krahët e nap ret me një mot të hatashem, pranvera strasburgiane,
aq intime e aq e ngrohte iu rezervon gazetareve mundesine te krijojne miqesi te
reja, t`i zgjerojne e t`i thellojne te vjetrat.
Futja e Shqipërisë
dhe Kroacisë në NATO bëhet ne kuadrin e 60 vjetorit te saj, pra ne kuadrin e
nje jubileu te rendesishem, ne kontekstin e reformimit total sot ne mbare
infrastrukturat boterore, ku vete NATO-ja ka nje rol tejet vendimtar e te
pazevendesueshem.
Me kete shpjegohet
edhe prania tejet e madhe e gazetareve nga e gjitha bota sot ketu, natyrisht
edhe me e madhe diteve te ardhshme, te cilat jane me te shenuarat per
shqiptaret, ngaqe tashme Shqiperia ulet si e barabarte me te tjeret ne tryezen
e te njezet e teteve.