VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Strasburgu mikpret Shqiperine anetare te NATO-S

Nga Elida Bucpapaj, Skender Bucpapaj


E Enjte, 04.02.2009, 03:12pm (GMT1)



Sapo zbritem ne stacionin qendror te trenit ne Strasburg me syrin e gazetareve, e kuptoje se ne qytetin metropol zoteronte nje klime e veçante, qe i bashkangjitej stines te pranveres, e cila lidhet posacerisht me ne shqiptaret.

Pasi beme konfirmimin ne zyren e Akreditimit te Mediave, nuk morem autobuset shatell qe i çonin gazetaret drejt e ne Qendren e Mediave, nderkohe qe te gjitha linjat e sherbimit publik këto ditë  jane falas per gazetaret. Por preferuam qe ta shkonim deri aty me kembe.

Ka nje organizim perfekt, qe i shkon per shtat ngjarjes te madhe historike qe pritet te ndodhe me 3 dhe 4 prill, ku Samiti i NATO-s do te konfirmoje anetaresimin e Shqiperise dhe Kroacise ne Aleancen e Atalantikut Verior.

Neper bilbordet e perhapura ne qytet lajmerohet mbledhja e ketij Samiti, ku pritet qe te mblidhen burrshtetasit e shteteve me te fuqishme te botes se qyteteruar per t'i hapur dyert Shqiperise dhe Kroacise.

Per shqipetaret anetaresimi ne NATO eshte ngjarje e nje rendesie jetike, qe do te thote siguri dhe garanci per te sotmen dhe te ardhmen e tyre. Anetaresimi ne NATO per Shqiperine do te thote hapja e nje faqeje te re ne historine e vendit tone, starti i nje kapitulli te ri duke shenuar fillimin e fundit te tranzicionit.

Siguria e vendit, garancia e lirive te qytetareve dhe thellimi i reformave qe do ta konfirmojne Shqiperine si pjese te Perendimit.

Per ta bere nje krahasim sa me te ndjeshme per shqiptaret, anetaresimi i Shqiperise ne NATO do te thote qe te mos ndodhe kurre me nje ngjarje si viti i mbrapshte 1997. Sepse te jesh anetar me te drejta te plota te NATO-s, do te thote njekohesisht te permbushesh te gjitha detyrimet qe dikton shteti i se drejtes.

Takimi i radhes i NATO-s mbahet paralel ne Baden-Baden e Kehl te Gjermanise dhe ne Strasburg te Frances.

Ne kete konfiguracion shtrihet edhe zhvillimi i ngjarjeve te ketyre diteve aq te ngjeshura me dreka e darka zyrtare, me konferenca shtypi, me mbledhje te mirefillta, te cilat kryesohen nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Jap De Hup Shefer, nga Presidenti i Frances Nikola Sarkozi dhe nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, me në krye Presidentin Obama, që pritet të mbërrijë në Strasburg.

Natyrisht ana me pompoze iu rezervohet kryetareve te shteteve, kryeministrave, stafeve te tyre.

Ndersa laryshia dhe larmia për të komentuar dhe përshkruar ngjarjen ua rezervohet gazetareve, te cilet here përshkuajnë përjetimet si të jenë pjesë e publikut te vet, herë përjetojnë gjendjen emocionale të personazheve, ne kete rast, krereve te vendeve te aleances perendimore politike ushtarake, me te madhes ne bote ne te gjitha koherat.

Strasburgu nga ana e vet, ka hapur krahët e nap ret me një mot të hatashem, pranvera strasburgiane, aq intime e aq e ngrohte iu rezervon gazetareve mundesine te krijojne miqesi te reja, t`i zgjerojne e t`i thellojne te vjetrat.

Futja e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO bëhet ne kuadrin e 60 vjetorit te saj, pra ne kuadrin e nje jubileu te rendesishem, ne kontekstin e reformimit total sot ne mbare infrastrukturat boterore, ku vete NATO-ja ka nje rol tejet vendimtar e te pazevendesueshem.

Me kete shpjegohet edhe prania tejet e madhe e gazetareve nga e gjitha bota sot ketu, natyrisht edhe me e madhe diteve te ardhshme, te cilat jane me te shenuarat per shqiptaret, ngaqe tashme Shqiperia ulet si e barabarte me te tjeret ne tryezen e te njezet e teteve.


Skender Bucpapaj, Elida Bucpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.