Strasburg Ne Strasburg kane filluar ceremonite e
festimit te 60 vjetorit te NATO-s, qe perkon me Jubileun e Diamante te
Aleances. Organizata e Aleances te Atlantikut Verior, akronimi i te cilit eshte
NATO, u krijua me iniciativen e Presidentit Truman, me 4 Prill 1949 me qellim
mbrojtjen kolektive te ketyre vendeve. Lindja e NATO-s perkon me shperthimin e
Luftes te Ftohte, kur Perdja e Hekurt e kishte pershkuar dramatikisht mes per
mes trupin e Europes, duke e ndare ne ate qe njihej Perendimi demokratik dhe
Lindja komuniste, ku definoheshin dy menyra diametralisht te kunderta qeverisjeje.
E para mbeshtetej tek shteti i se drejtes, ndersa e dyta tek mohimi i lirive themelore te njeriut
permes diktatures se proletariatit.
Gjate ketyre 60 viteve, Aleanca e Atlantikut Verior
ia doli me se miri qe te permbushte misionin e vet, duke ndermarre me sukses te
vetmin inkursion ushtarak, me 24 mars 1999, kunder makinerise ushtarake te
Milosheviçit, e cila kishte ndermarre spastrimin etnik dhe deportimin e
shqiptareve te Kosoves nga vendi i tyre. Qe prej atij viti trupat e
KFOR-it vazhdojne te jene te dislokuara ne Kosove. Megjithe futjen e Shqiperise
ne NATO, qe eshte nje zhvillim shume i rendesishem dhe i domosdoshem, pa integrimin e Kosoves ne Aleance, largimi i
trupave te KFOR-it eshte i pamundur.
Ndersa per NATO-n shenohen 60
vite frutdhenese, fati i Shqiperise keta 60 vjet u lidh me ate te shume vendeve
te Europes Lindore, te destinuara edhe
ato te kalonin ne kalvarin e
diktaturave. Mjerisht, edhe pas rrezimit te Murit te Berlinit, tranzicioni i
pafund per shqiptaret ishte nje kalvar tjeter i rende. Per sa kohe Shqiperia do
te mbetej jashte NATO-s, tranzicioni do te kthehej ne nje torture per
shqiptaret, dhe sovraniteti territorial do te mbetej i rrezikuar. Shqiperia ka
qene vendi i pare, midis vendeve te Lindjes qe ka kerkuar qe t'i bashkangjitet
Aleances se Atlantikut Verior. Shqiperia ishte nga te parat vende qe iu
bashkangjit iniciatives se NATO-s te Partneritetit per Paqe, por ngjarjet e
1997-tes i kthyen perseri mbrapa Shqiperine dhe shqiptaret.
Nese Shqiperia do te ishte
anetare e NATO-s sigurisht qe ne Shqiperi nuk do te kishte 1997. Kam mbetur e
fiksuar tek kjo date dramatike per shqiptaret, sepse eshte nje deshmi e qarte
qe tregon se ku mund te degjeneronte Shqiperia. Edhe sot e kesaj dite, kur
duket se 1997-a ka mbetur vetem si nje kujtim i hidhur, vetem integrimi ne
NATO, mbetet zgjidhja e vetme per siguri dhe stabilitet, per vendin dhe
rajonin.
Prandaj them se tani qe
Shqiperia ka hyre ne NATO, shqiptaret mund te jene te qete per te ardhmen e
tyre, ne fund te fundit, fati i Shqiperise do te jete i lidhur me SHBA dhe
Perendimin.
Tranzicioni i gjate i Shqiptareve
ka qene po aq i dramatik si Lufta e Ftohte. Largimi i gati 3 milione
shqiptareve nga vatrat e tyre, ne Perendim, ne kerkim te jetes me te mire,
sipas standardeve te Perendimit, ka qene si nje deportim i vertete. Prandaj
them se me hyrjen e Shqiperise ne NATO do te perfundoje definitivisht per
shqiptaret makthi per te braktisur Atdheun, sepse shpresat e tyre nuk do te ushqehen
me iluzione boshe, por do te mbeshteten tek Aleatet Perendimore.
Ky editorial festiv do te
mbetej i pa perfunduar, nese nuk do te permendim perkrahjen qe shqiptareve dhe
Shqiperise iu kane dhene SHBA dhe vendet e tjera te Aleances, pa te cilen ne nuk
do te ishim sot ne Strasburg, krah per krah me Aleatet, ne kerkim te nje te
ardhmeje edhe me te sigurt brenda kontinentit dhe jashte tij, per nje paqe dhe
siguri globale. Aleanca e Atlantikut Verior do te sherbeje gjithnje si
institucioni me legjitim dhe i besueshem per perhapjen e sigurise dhe te paqes
ne rang boteror.