VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 11.29.2010, 09:40am (GMT1) ![]() Askush nuk e kishte imagjinuar se Isa Mustafa duke e marrë drejtimin e LDK-së do të kthehej në një imitues të keq të Fatmir Sejdiut, i cili për mënyrën e papërgjegjëshme të drejtimit e çoi LDK-në buzë humnerës, ndërsa Isa Musfata tani duket sikur po ia jep shkelmin e fundit. As fantazisti më i çmendur, që e përdor fantazinë në mënyrën më iracionale dhe ekstravagante, nuk do të kishte imagjinuar një skenar të tillë, si ky aktuali që po përjeton LDK-ja e sfilitur nga frustrimi i liderëve të saj, ardhur në krye të partisë pas vdekjes së Rugovës. Isa Mustafa e kishte të shtruar rrugën e suksesit nisur nga leksionet që do të duhej të nxirrte prej humbjeve të stilit të Sejdiut, të cilin e kritikoi deri në momentin kur i mori postin, duke mashtruar elektoratin e LDK-së se stili i tij i drejtimit nuk do të ishte një kopje e pararendësit. Nisur edhe prej faktit se asnjë kopje nuk mund të jetë më e mirë se origjinali. Skenari që po përsërit Isa Mustafa në këto zgjedhje për t'ia dhuruar sërish në tabaka fitoren PDK-së, është i njëjtë me atë të Sejdiut, i cili për këtë u shpërblye nga PDK-ja me postin e presidentit dhe disa karrike për klanin e tij, kështu Isa Mustafa nuk bëri gjë tjetër veç e ricikloi Sejdiun në mënyrën më klasike, tamam ashtu si e sheh Ukë Rugova si një "peng i strukturave të vjetra të LDK-së". LDK-ja e Isa Mustafës kishte mundësi të ishte fituese shumë lehtë, pa lodhje, një fitore e ngjashme si ajo e Isa Mustafës në Kuvendin e Shtatë, kur elektorati nuk e dinte ende se Isa Mustafa do të vepronte si të ishte vëllai siamez i Sejdiut. Ndërsa Fatmir Sejdiu e pranoi Orën, pa qenë parti parlamentare në gjirin e LDK-së dhe Teuta Sahataçinë Isa Mustafa e futi në krye të listës së deputetëve, këtë metodë do të duhej të aplikonte edhe më tutje me partitë parlamentare, të dala nga copëtimi i LDK-së ose në aleancë me LDK-në, duke i bashkuar në një emërues të përbashkët. Por Isa Mustafa vazhdoi stilin e përjashtimit e mbylljes së dyerve. Isa Mustafa i mbylli derën dhe nuk e pranoi një aleance parazgjedhore me AAK-në, kur Blerim Shala i shkoi dhe i trokiti në derën e partisë, për të ringjallur një alencë të kohës së Rugovës. Isa Mustafa i mbylli derën e vazhdoi metodën përjashtuese me Ukë Rugovën dhe Listën Ibrahim Rugova, në mënyrë të njëjtë si klani i pararendësit të tij. Ukë Rugova tha publikisht se kishte mbetur i zhgënjyer nga Isa Mustafa, pasi ai nuk i ofroi asgjë, ndërsa Isa Mustafa nga ana e tij paçka se e kundërshtoi këtë gjë, nuk tha kurrë se çfarë i ofroi Ukë Rugovës, çka do të thotë se nuk i ofroi asgjë. Isa Mustafa ua mbylli derën dy partive që lindën pas shpartallimit të LDK-së nga lidërshipi të cilin ai e zëvendësoi. Fjala është për AKR-në me lider Behxhet Pacollin dhe LDD-në e Nexhat Dacit, me të cilat Isa Mustafa mund të kishte nënshkruar aleanca parazgjedhore, edhe si parti më vete, gjë që nuk e bëri. Isa Mustafa mund të kishte ndërtuar, mund të kishte qenë konstruktiv, mund të kishte qenë përfshirës, gjithëpërfshirës, çka kishte për të qenë gjë shumë e lehtë për të, ndryshe nga ky skenar i padenjë, që e vë atë në pozitën më të vështirë të karierës së tij politike. Këto veprime absurde të lidërshipit aktual të LDK-së po e bëjnë të qartë tatëpjetën e më tutjeshme të kësaj partie, e cila po del nga fokusi i besimit të elektoratit. Ndërkohë nëse Isa Mustafës ia ka qejfi të jetë vazhduesi i Fatmir Sejdiut, sigurisht stili i përsëritjes do të riciklojë humbjet, çka mund të jetë fatalitet për LDK-në, por jo për skenën politike të Kosovës. Deklaratat e Isa Mustafës se nuk do të bashkohet me
PDK-së në riciklime aleancash nuk shkaktojnë asnjë përshtypje, veçse elektorati
është i dizgustuar nga stili i humbësit që po përdor Isa Mustafa, stil që e bën
të ngjajë si dy pika uji me Sejdiun, si të jenë dy vëllezër siamezë në kushtet
kibernetike, kur njëri fluturon në New York e tjetri mbetet në Prishtinë. (Ky opinion u botua tek Bota Sot më 26 Nëntor) KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |