VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.01.2010, 07:34am (GMT1)


Kur  Parlamenti Europian i akordoi Shqipërisë të drejtën për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen, Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë filluan ta vizitonin shqiptarë të Kosovës, të cilët kërkonin të përfitonin nga e drejta e dyshtetësisë për të pasur edhe shtetësinë shqiptare, një e drejtë e mohuar nga padrejtësitë e shekujve të shkuar.

Çdo shqiptar i Kosovës i takon së njëjtës përkatësi natyrore si ajo e shqiptarëve brenda kufijve të shtetit amë, flet të njëjtën gjuhë me shqiptarët e shtetit amë, por për absurd nuk gëzon të drejtën e shtetësisë që do të duhej ta përfitonte përmes një procedure virtuale automatike.

Shqipëria ka 28 Nëntorin 1912 ditën e pavarësisë të saj, ndërsa Kosova e ka 17 Shkurtin 2007. Sot Shqipëria e Kosova rezultojnë si dy shtete që i takojnë një kombi, ku territoret e Kosovës u shkëputën nga trungu amë duke u pushtuar nga Serbia e Mali i Zi, në atë që më vonë do të quhej Jugosllavi.

Kosova vijoi të luajë rol kyç në lëvizjen kombëtare shqiptare. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste"”Rusisë dhe Francës"”vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar asokohe nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve,  ku Serbia deri në shpërbërjen e plotë të ish-Jugollavisë ndoqi një fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre. Kjo periudhë mbyllet  me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe më 1999 me çlirimin e Kosovës nga NATO dhe UÇK-ja, gjë që do të thoshte se pas kësaj, për shqiptarët e Kosovës e drejta e dyshtetesisë është legjtime.

Është legjitime. Por ndërkohë ky legjitimitet nuk është i konsakruar në legjislacionin e Shqipërisë, i cili njëkohësisht duhet të jetë i rregulluar edhe në Kushtetutën e Kosovës, ku çdo shtetasi të Shqipërisë duhet t'i takojë automatikisht edhe shtetësia e Kosovës.

Diplomacia shqiptare është fare e papërgatitur, për të argumentuar se përse shqiptarët e Kosovës duhet të përfitojnë menjëherë shtetësinë shqiptare, si një e drejtë legjitime të cilën Perëndimi e ka të sanksionuar me të drejtën e gjakut.

E drejta e gjakut, sipas latinishtes  "Jus sanguinis", presupozon dhënien e shtetësisë sipas një koncesioni objektiv, bazuar tek prejardhja e gjakut, etnisë dhe gjuhës. Modeli Jus Sanguinis që njihet ndryshe si Modeli Gjerman është i përshtatur në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Europian, përveç Francës ku aplikohet ligji i të drejtës të tokës, latinisht « Jus soli », sipas të cilës e drejta e shtetësisë i njihet çdo individi që lind në vendin përkatës. Pra pavarësisht se je shqiptar, nëse lind fëmijë në Francë, fëmijët e tu gëzojnë automatikisht të drejtën e shtetësisë. Disa vende për shtetësinë i kanë të përzera të drejtën e tokës me atë të gjakut bashkë.

Por në shtetet e BE-së aplikohet përgjithësisht dhe gjërësisht Modeli Gjerman, i të Drejtës të Gjakut, ku respektohet prejardhja, etnia, raca dhe gjuha, të cilat janë thelemore dhe bazike që një qytetar i Europës të fitojë shtetësinë.

Modeli Gjerman e Drejta e Gjakut -  ka shërbyer si çelës edhe me rastin e bashkimit të Gjermanisë Federale me Republikën Demokratike Gjermane në një Gjermani të vetme, ku qytetarët e Gjermanisë Lindore me unifikimin e dy Gjermanive, fituan automatikisht shtetësinë gjermane, të cilin e kishin humbur pas Luftës të Dytë Botërore, duke u korigjuar kështu një gabim historik shkaktuar nga padrejtësitë e shekullit që lamë pas.

Kësisoj nga e Drejta e Gjakut nuk kanë si mos të përfitojnë, ashtu si gjermanët, si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe ata të Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Presheves dhe Serbisë.

Problemi është, siç e thashë në krye, që parlamenti i Shqipërisë të ndërmarrë menjëherë veprimet e duhura për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi e drejta e shtetësisë për qytetarët e Kosovës me gjak, etni dhe gjuhë shqiptare është e pamohueshme. Kjo e drejtë u ishte mohuar në shekujt e shkuar, të cilët u karakterizuan nga padrejtësi dhe Holokauste. Por Shekulli XXI i mileniumit të tretë u jep shansin shqiptarëve të gëzojnë ato të drejta që sanksionohen në  demokracitë perëndimore. Kur një qytetar me gjak gjerman apo italian, është përkatësisht shtetas gjerman dhe italian e përse të mos funksionojë kjo si aksiomë edhe për shqiptarët e Kosovës ?

(Ky Opinion u botua më 30 Nëntor tek Bota Sot)

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.