VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E PAPËRSËRITËSHMJA VAÇE ZELA - NGA ELIDA BUÇPAPAJ Nga Elida Buçpapaj

                                                                                      

E Hënë, 12.09.2024, 05:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

E PAPËRSËRITËSHMJA VAÇE ZELA - NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Nga Elida Buçpapaj


E Martë, 04.07.2009, 08:48am (GMT+1)


(Ky shkrim është shkruar me rastin e ditëlindjes të Vaçe Zelës)

Ajo është mbreteresha e këngës shqiptare, ikona, ylli, fenomeni, e jashtëzakonshmja që edhe sot, kur i ka mbushur 72 vjet, mbetet e papërsëriteshme.

Edhe sikur të gjitha fjalët të shterohen, edhe sikur të gjitha epitetet të përmenden, edhe sikur të gjitha metaforat të thirren në ndihmë, nuk do të mjaftonin për të përshkruar mrekullinë e zërit të Vaçe Zelës.

Prej një gjysmë shekulli ky zë vazhdon t'i pasurojë e t'i kthjellojë papushim shpirtërat e shqiptarëve. Ky zë do t'i shoqërojë breznitë e shqiptarëve e përherë do të identifikohet me ata.

Ajo shënoi atë lartësi, të cilën të gjitha këngëtaret duan ta arrijnë, por asnjëra nuk e arrin dot. Të gjitha i këndojnë këngët e saj, por kjo nuk i bën t'i afrohen asaj, të gjitha i referohen asaj, por kurrë nuk mund ta kenë spontaneitetin e saj.

Sepse që të jesh një këngëtare e madhe duhet të kesh një sensibilitet të madh, që nuk ka lidhje me etjen e sotme të këngëtareve për të fituar para dhe me para ta blejnë famën. Fama nuk blihet, fama fitohet, duke ia rrëmbyer zemrën publikut. Publiku është sovrani më i padiskutueshëm, që shkon atje ku e çon kënga e vërtetë, të cilën e përcjell zëri unik i Vaçe Zelës.

Ai zë e bën këngëtaren të ketë autoritetin e një perëndeshe , edhe kur ka vite të gjatë që i mungon skenës shqiptare. Sot shqiptarët që janë të lirë më tepër se kurrë të shprehin vullnetin e tyre, i kthejnë sytë nga Vaçe Zela. Sot kur muzika prodhohet si një industri e vërtetë, kur eksperimentohet gjithçka, ku liria përdoret në mënyrën më të përbindëshme, kur liria shfrytëzohet në mënyrën më të pacipë,sytë e publikut qëndrojnë të fiksuar tek Vaçe Zela.

Sot kur Shqiptarët  kanë 20 vjet që e kanë përmbysur diktaturën, kur kanë 20 vjet që i kanë shembur kufijtë dhe po ashtu i kanë hedhur në koshin e mbeturinave idolët e rremë, dhe janë më pranë se kurrë me Perëndimin, e shohin Vaçe Zelën si mishërimin e njërës prej figurave më të kultivuara të këngës shqiptare, si shprehjen më autentike të talentit e gjenisë shqiptare. 

Me zërin e saj, me gjestikulacionin e saj, me natyrshmërinë e saj, me interpretimin e saj si një aktore e madhe, i ngrinte në këmbë si një uragan i vërtetë zemrat shqiptare, dhe i bënte të besonin se jeta e tyre e kishte një kuptim.

Sot Vaçja ka ditëlindjen dhe si në çdo ditëlindje, ajo shpreh dëshirën për ta festuar atë në Shqipëri, ndërsa e gjithë Shqipëria kërkon që të vijë në Zvicër për t'i uruar asaj një jetë të gjatë, ashtu si dhe të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë në të gjitha anët e globit sepse vazhdojnë të mbeten të dashuruar pas zërit të saj.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hyrja e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO nen jehonen e kthimit te bujshem te Frances ne Aleance Nga Elida Bucpapaj dhe Skender Bucpapaj (04.03.2009)
ME HYRJEN NE NATO, PER SHQIPERINE PERFUNDOI DEFINITIVISHT LUFTA E FTOHTE  Nga Elida BUÇPAPAJ (04.03.2009)
Strasburgu mikpret Shqiperine anetare te NATO-SNga Elida Bucpapaj, Skender Bucpapaj (04.02.2009)
Teknologjia e propagandës      Nga Skënder BUÇPAPAJ (03.30.2009)
Editorial: 24 marsi 1999 është një datë e pazëvendësueshme në historinë e njerëzimit (03.23.2009)
Editorial Ushtarakët spanjollë nuk do të ndihen në Spanjë më mirë se në Kosovë (03.21.2009)
Editorial Politika në Shqipëri pa vonesë të kërkojë kandidimin e vendit për në BE (03.17.2009)
Editorial Një vit pas Gërdecit (03.15.2009)
Takimi eventual me Tadiqin është i dëmshëm për Kosovën (03.13.2009)
Editorial: Pse nuk votojnë shqiptarët (03.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]