| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
Editorial Prej sot flamuri shqiptar iu prin flamujve të NATOs E Martë, 04.07.2009, 09:29am (GMT1) Voal-online Është 7 prilli 2009. Shqiptarët këtë ditë ndihen me fat që arritën të përjetojnë një ngjarje të tillë, deri pak vite më parë të papërfytyrueshme, ndihen me fat që arritën të realizojnë një ëndërr, deri pak vite më parë të paëndërrueshme. Sa ndihen me fat brezat aktualë të shqiptarëve, aq do të ndihen krenarë brezat e ardhshëm të shqiptarëve për atë që përjetohet anembanë shqiptarisë këtë 7 prill 2009. Iu lumtë shqiptarëve! I lumtë flamurit shqiptar, prej sot prijatar I flamujve të NATO-s. Në fjalën e tij Sekretari i përgjithshëm Jap de Hop Scheffer e cilësoi integrimin e Shqipërisë dhe Kroacisë si mjaft të rëndësishme dhe dëshmi se kjo aleancë vazhdon të jetë e fuqishme. "Ishte kënaqësi për të gjithë ambasadorët NATO-s, dhe mua që t'ju pres sonte këtu. Kjo dëshmon se ideja e lirisë është e parezishtueshme dhe dëshmon se edhe njerëzit përtej Atlantikut mbeten së bashku"- tha Scheffer duke iu drejtuar kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrit kroat Ivo Sanader. "Me integrimin e Shqipërisë e Kroacisë, komuniteti ynë është rritur me 28 anëtarë. Ishte një gur themeli në historinë e aleancës, kur vendet tuaja u ulën në tryezën e NATO-s"- vazhdoi më tej Scheffer. Sekretari i Pergjithshem e cilësoi integrimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë një domethënie të madhe për rajonin dhe Aleancën dhe vlerësoi përpjekjet e dy vendeve. Dhe theksoi: "Tani të dy vendet mund të gëzojnë sigurinë e garantuar të artikullit 5 të Traktatit të Washingtonit." |
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||