VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ÇAJBËRËSI

Nga YOKO ONO, New York Times


E Mërkurë, 12.08.2010, 07:58am (GMT1)



Tokyo

XHONI dhe unë jemi kuzhinën tonë në Dakota në mes të natës. Tri macet - Sasha, Misha dhe Sharo - nuk ia ndajnë sytë Xhonit, i cili është duke bërë çaj për ne të dy.

Sasha është e gjitha e bardhë, Misha është e tëra e zezë. Ato dyja janë mace të mrekullueshme të racës së kulluar persiane. Sharo, nga ana tjetër, është një bastarde. Xhoni kishte një dashuri të veçantë për Sharon. "Ti ke një fytyrë të hatashme, Sharo!" i thoshte ai asaj duke e lëmuar.

"Ioko, Ioko, duhet t'i vësh fillimisht qeset e çajit në filxhana, dhe pastaj të hedhësh ujë të valë." Xhoni mori rolin e çajbërësit, duke qenë anglez. Kështu që ia lashë atij ta bëjë.

Ishte e bukur të ishe zgjuar deri në mes të natës, kur nuk kishte asnjë tingull në shtëpi, dhe ta hurbësh çajin që do ta bënte Xhoni. Një natë, megjithatë, Xhoni tha: "Po flisja me tezen Mimi këtë pasdite dhe ajo thotë se duhet hedhur uji i valë më parë. Pastaj qeset e çajit. Unë mund të betohem që ajo më mësoi për t'i vënë fillimisht qeset e çajit, por ... "

"Pra, gjithë këtë kohë, ne e kemi bërë atë gabim?"


"Epo ..."


Ne të dy u shkrimë bashkë. Kjo ndodhte më 1980. Asnjëri prej nesh nuk e dinte se ai do të ishte viti i fundit i jetës sonë së bashku.

Ky i sivjetmi do të kishte qenë 70 vjetori i ditëlindjes së Xhonit në qoftë se ai do të ishte midis nesh. Por njerëzit nuk duan të dinë nëse ai është midis nesh apo jo. Ata vetëm e duan atë dhe po e mbajnë të gjallë me dashurinë e tyre. Unë kam marrë shënime nga njerëz në të gjitha qoshet e botës që më bëjnë mua të ditur se ata po e kremtojnë këtë vit në shenjë falënderimi ndaj Xhonit që na dha aq shumë në ato pak 40 vitet e tij mbi tokë.

Dhuratën më e rëndësishme që kemi marrë nga ai nuk ishin fjalët, por veprat. Ai besonte në të Vërtetën, dhe guxoi të flasë. Ne të gjithë e dinim se kështu ai i kishte mërzitur disa njerëz të fuqishëm. Por ky ishte Xhoni. Ai nuk mund të ketë qenë në ndonjë mënyrë tjetër. Nëse ai do të ishte këtu tani, unë mendoj se ai ende do ta thoshte me zë të lartë të vërtetën. Pa të vërtetën, nuk do të ketë mënyrë për të arritur paqen në botë.

Atë ditë, ditën kur u vra, ajo që unë kujtoj është nata kur ne të dy u shkrimë bashkë duke pirë çaj.

Thonë se adoleshentët qeshin edhe pse bie një kapelë. Në ditët e sotme unë shoh shumë të rinj të pikëlluar dhe zemëruar me njëri-tjetrin. Xhoni dhe unë ishim të rinj të vështirë. Por në kujtesën time ne ishim një çift i cili qeshi./Elida Buçpapaj

-
Yoko Ono është artiste.

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.