VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MOS ABSTENONI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 12.13.2010, 01:42pm (GMT1) ![]() Pasnesër Kosovën e pret një ditë e shënuar, pasi do të shkojë në kutitë e votimit për të vendosur për fatin e saj në katër vitet e ardhshëm. Që mos ankoheni për qeverinë e cila do të dalë pas këtyre zgjedhjeve, populli i Kosovës ka dy obligime: së pari të shkojë në votime, të mos i bojkotojë zgjedhjet, të mos abstenojë e të përmbushë këtë detyrim kushtetues dhe, së dyti, ta mendojë mirë përpara se kujt do t'ia japë votën, duke zgjedhur më të mirin. Në zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010 skena politika e Kosovës është më e pasur, më e larmishme, më e pjekur dhe e më freskuar me parti e fytyra të reja, çka shënon një hap shumë pozitiv për të ardhmen e Kosovës. Në zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010, elektorati i Kosovës do të jetë ai që do të hedhë votën për të vendosur për të ardhmen që e pret - dhe në këto zgjedhje ai është më i përgjegjshëm dhe më i ndërgjegjshëm, pasi i ka provuar e sprovuar një pjesë të politikanëve dhe është gati për të provuar e sprovuar të tjerë. Në këto zgjedhje e majta është konstante, e kritikuar për keqqeverisje, por me një elektorat të disiplinuar,në pjesën më të madhe nga zonat rurale, ku presupozohet se do të marrë përqindjen të cilën e ka marrë në tri palë zgjedhjet e shkuara. Në vitin 2007, partia e Hashim Thaçit hypi ne pushtet jo se kishte marrë më tepër vota, në fakt kishte marrë 10 mijë më pak se në zgjedhjet e vitit 2004, por për shkak të humbjes drastike të LDK-së, udhëhequr nga Fatmir Sejdiu, i cili nga 260 mijë vota që kishte marrë Rugova më 2004, dhe 320 mijë syresh që Rugova kishte fituar më 2001, mori vetëm 130 mijë vota, duke pësuar një.goditje adekuate për metodat e tij përjashtuese dhe bizantine Çdo lider i një partie në Perëndim, pas një humbje si të Sejdiut më 2007, do të duhej të dilte nga skena politike dhe t'i dorëzonte çelësat e partisë bashkë me enturazhin e tij, por Fatmir Sejdiu bëri të kundërtën, dhe në mënyrë autoritariste, ai dhe enturazhi i tij, jo vetëm që nuk dhanë dorëheqjen, por përkundrazi hynë në koalicion me PDK-në duke ndarë postet më të larta të shtetit. Kjo mënyrë marrje pushteti si veproi më 2007 Sejdiu dhe enturazhi apo klani i tij ndodh nëpër republika bananesh,por jo në një vend demokratik, pra është e papranueshme. Në zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010, pas Kuvendit të Shtatë, presupozohej që kasta e Sejdiut, ajo që qeverisi për tre vjet bashkë me PDK-në - e cila nuk ka asgjë të ngjashme me LDK-në e Rugovës -, të dilte nga skena ose të paktën spostohej nga kreu dhe të hapej partia. Por nuk ndodhi kështu, u riciklua klani i Sejdiut me një Isa Mustafë, i cili u diskreditua tek elektorati vetëm tri ditë pasi u bë kryetar i ri i LDK-së, kur vijoi të njëjtën gjueti shtrigash me Ukë Rugovën. Degradimi i LDK-së do ta dëmtonte qendrën e djathtë, dhe kreu i saj po bën gjithçka ta fragmentarizojë, por më tepër se këdo ky do ta dëmtojë veten e tij, ashtu si u dënua nga elektorati edhe pararendësi më 2007. Elektorati i Kosovës padyshim që nuk do të votojë për ricikluar dështimin, por do të votojë tek ata politikanë ku beson se do të jenë shërbëtorë të popullit dhe në shërbim të interesave të Kosovës e jo në shërbim të klaneve dhe politikave mizerabël. Elektorati i Kosovës nuk e ha sapunin për djathtë. Sejdiu e provoi këtë më 2007, Mustafa ka për ta provuar më 12 dhjetor 2010. Rugovizimi nuk është politikë shantazhesh siç vepron lidërshipi aktual me fanatikët e vet lart e posht, rugovizmi është gjithëpërfshirës. Rugovizmi nuk është llapianizëm, Rugovizmi është Kosovë ! Andaj i gjithë elektorati duhet të votojë për Kosovën, por jo për ata që e zvogëlojnë Kosovën në një krahinë, që Kosovën e bëjnë llapjane. Qytetarë të Kosovës, qytetarë të nderuar të Kosovës votoni për të nesërmen tuaj, mos bojkotoni, mos abstenoni, por kryejeni këtë detyrim ligjor që keni përpara Kosovës, dhe jepeni votën atje ku besoni se nuk gaboni. Refuzoni me votën tuaj, refuzoni me votën tuaj ata politikanë dhe ato fytyra të vjetra që ju kanë zhgënjyer, që ju kanë mashtruar, por vendosni me votën tuaj, vendosni me votën tuaj tek ato fytyra tek të cilat shpresoni dhe ju ngjallin shpresë, ashtu si dini ju. Nëse më pyesni si gazetare se cila është për mua fytyrë e vjetër, unë do t'ju thosha se, sipas meje fytyra e Isa Mustafës është e tillë, sepse e mashtroi në dritë të diellit elektoratin. Kur një politikan mashtron në dritë të diellit, mendoni se si mashtron ai në dritën e hënës. Nëse më pyesni për fytyrat e reja, ato ju i shquani vetë, sepse janë të dallueshme. Ajo që e shoh të rëndësishme për balancim pushtetesh është forcimi i qendrës së djathtë nga partitë e këtij spektri dhe koalicionet e reja që do të dalin prej tyre. E rëndësishme është që me votën tuaj të mos ricikloni të djeshmen, por të ushqeni shpresat tuaja, që këto të mos mbeten premtime elektorale, por të kthehen në një realitet të prekshëm. E rëndësishme është që të votoni në atë mënyrë që nesër të mos thoni se po keqqeveriseni. (Ky opinion u botua tek Bota Sot më 10 Dhjetor 2010 ) ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |