VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 12.28.2010, 07:51am (GMT1) ![]() Janë dashur vetëm dy javë që Dick Marty të jetë kthyer në një personazh të neveritshëm për shqiptarët, në shtetet e tyre në Ballkan si dhe në diasporën shqiptare në Zvicër, Europë dhe Amerikë. Çështja Dick Marty ka shërbyer si emërues i përbashkët dhe unifikues për shqiptarët. Pozita dhe opozita në Shqipëri pas një ngërçi të zgjatur politik gjetën konsensus vetëm e vetëm për të hedhur Knockdown Dick Marty-in, çka nuk është asfare e vështirë, pasi Dick Marty është duke ndërtuar kështjella me rrena. Ata që e njohin Dick Marty-in thonë se është një person i prirur pas sensacioneve, por jo, këtu nuk bëhet fjalë për sensacione, por për një gjueti shtrigash kundër Kosovës në veçanti dhe kundër shqiptarëve si komb në përgjithësi.Ka mjaftuar që Dick Marty të nisë këtë fushatë antishqiptare dhe ai është shndërruar në personazhin më interesant, në personazhin yll për mediat e Serbisë, të cilat nuk lënë rast pa e cituar e Dick Marty nuk le rast pa dhënë për to deklarata. Dick Marty do të duhej të ishte në kontakt të përhershëm me mediat shqiptare pas skandalit të tij përderisa ai llap për shqiptarët. Nëse shtiret se është i frikësuar prej shqiptarëve, duke pasur parasysh se si i ka portretizuar ata, le të zgjedhë një përfaqësues të tij për të komunikuar me shtypin shqiptar, të cilit i ikën si burracak. Pra është e qartë se Dick Marty i ikën ballafaqimit me faktet, me pyetjet e gazetarëve, me të vërtetat. Ndërsa me shtypin e mediat e Serbisë është bilbil, me shtypin e mediat shqiptare është shurdh-memec. Ndërsa i akuzon dhe i demonizon shqiptarët, me serbët është miklues dhe servil. Bën bla-bla-bla në shtypin serb kundër shqiptarëve, por asnjëherë nuk guxon të denoncojë krimet e Milosheviçit në Kosovë, asnjëherë nuk guxon t'i ftojë autoritetet serbe që t'ia tregojnë gjurmët e krimeve serbe ndaj viktimave të pafajshme shqiptare, të cilat gjenden nga rrethinat e Beogradit deri në Danub. Por Dick Marty nuk është i interesuar për të vërtetat, atij i mjafton veç t'i akuzojë shqiptarët.Dje kam ndjekur me shumë vemendje një intervistë të nefrologut shumë të njohur shqiptar, Prof. Dr. Nestor Tereska për ABC News, i cili i hodhi poshtë si terësisht të paqena pretendimet e Dick Marty-it, pasi sipas Profesor Tereskës, transplantimi i veshkave kërkon një asistencë profesionale dhe kushte shumë speciale, duke nënvizuar faktin se në Shqipëri transplanti i parë i veshkave është bërë në vitin 2009, pas një pune paraprake pesëvjeçare me një ekip shumë të specializuar dhe asistencë nga mjekët italianë, pra dhjetë vjet më vonë në distancë nga koha për të cilën flet raporti fantazmagorik i Dick Marty-it.
Burimet mediatike serbe B92, Beta, Tanjug, VeÄernje Novosti kanë botuar sot një breshëri me deklarata të Dick Marty-it, ku midis të cilave i përgjigjet Thaçit se imuniteti e bën të jetë i paprekur nga drejtësia. Këtu gabohet Dick Marty, sepse imuniteti i tij nuk është i përjetshëm. Por ajo që më bëri përshtypje në deklaratat e tij është pjesa kur flet për dëshmitarët, pra për faktet. Ja se çfarë thotë Dick Marty për sa i përket akuzave që ka ngritur: « Problemi është se dëshmitarët tanë nuk janë të mbrojtur, diçka që fatkeqësisht nuk e patëm parashikuar, një pjesë janë të vrarë dhe një pjesë nuk pranon të tregojë », thotë Dick Marty. Pra siç shihet qartë Dick Marty s'ka dëshmitarë, dhe pikë. Dick Marty Marty rren për pallavrat që thotë, sepse nëse do të kishte dëshmitarë, këta do t'i merrte në mbrojtje Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, pasi është kompetencë e saj, por dëshmitarët do t'i merrte në mbrojtje vetë Beogradi, pasi bëhej fjalë jo vetëm për qytetarë serbë por edhe për një çështje që do të shërbente për t'i damkosur shqiptarët, duke mos harruar se Milosheviçi e ka quajtur UÇK-në organizatë terroriste. E vetmja përputhje e plotë është ajo midis cilësimit që ia bënte UÇK-së Milosheviçi me gjepurat e raportit të Dick Marty-t. Dhe vetëm kjo përputhje tregon se raporti i Dick Marty-it është nxjerrë nga arkivat e Milosheviçit, shteti i të cilit kreu genocid dhe spastrim etnik në Kosovë. Dhe ndërsa për raportin e tij Dick Marty nuk gjen dot dëshmitarë, për krimet që ka kryer makineria krimale milosheviçiane në Kosovë Dick Marty ka dëshmitarë viktimat në varrezat masive nga Kosova deri në Serbi, ka dëshmitarë 1800 viktima të zhdukura, por ka një dëshmitar të gjallë, që është populli i Kosovës, i cili i ka provuar në kurrizin e tij llojet më brutale të shkeljeve të drejtave të njeriut, ndaj të cilave Shën Dick Marty bën të verbërin. De facto Dick Marty nuk është i verbër, ai i ka sytë në ballë, por nuk do të shohë të vërtetën, dhe andaj nga shënjtor çka pretendon të jetë, në fakt është një djall.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 24 Dhjetor 2010) DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |