VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Premte, 12.31.2010, 10:19am (GMT1) ![]() Ndërsa pritet certifikimi i zgjedhjeve të përgjithshme për Parlamentin e ri të Kosovës, i cili do të vijë pas rezultateve të 9 janarit prej rivotimit në Drenas, Skënderaj dhe Deçan, nga ku nuk priten ndryshime thelbësore, mund të themi me plot gojë se fenomeni i këtyre zgjedhjeve ishte Vetëvendosja si parti dhe Ukë Rugova si individ. Duke patur parasysh se Vetëvendosja ka vite që operon në Kosovë si Lëvizje Qytetare, atëhere sipas një analize të thjeshtë del se fenomeni i këtyre zgjedhjeve është Ukë Rugova. Duke u nisur nga rezultatet paraprake që i kemi tashmë në duar, del se nga 712 mijë votues me votë të vlefshme, rreth 238 mijë ose 33.5 % votuan për PDK-në, rreth 168 mijë ose 23.6 % për LDK-në, rreth 86 mijë ose 12.2 % për Vetëvendosjen, rreth 77 mijë ose 10.8% për AAK-në, rreth 51 mijë ose 7.1 % për AKR-në, rreth 23 mijë ose 3.3 % për LDD-në, rreth 15 mijë ose 2.2 % për FER. Përballë këtyre formacioneve partiake qëndron Ukë Rugova, i cili në zgjedhjet e 12 dhjetorit fitoi 40 mijë vota ose 5.6 % të votave të përgjithëshme. Si individ Ukë Rugova fitoi sa 1/6 e të gjitha votave të PDK-së, sa 1/4 e të gjitha votave të LDK-së, sa gati 1/2 e votave të Vetëvendosjes, sa më tepër se 1/2 e votave të AAK-së; Ukë Rugova fitoi 10 mijë vota më pak se i gjithë koalicioni i AKR-së dhe rreth 2 mijë vota më tepër se FER-i dhe LDD-ja së bashku. Faktet përmes statistikave janë tepër kokëforta, të cilat duhet të analizohen shumë seriozisht. Ukë Rugova ishte fenomeni i këtyre zgjedhjeve i cili arriti rezultatin në një kohë rekord, duke qenë pothuaj i vetëm, pa PR, pa shtab zgjedhor, pa financa, pa fanfara, pa emra të fuqishëm që të bënin me të fushatë, siç pati përshembull Vetëvendosja Ambasadorin Walker. Futja e Ukë Rugovës në fushatën zgjedhore përkrah AAK-së ishte e minutave të fundit te respektimit të afateve që kishte vendosur KQZ për dorëzimin e listave të deputetëve, dhe për këtë nder duhet vlerësuar Ramush Haradinaj, i cili e vendosi Ukën të dytin në listën e deputetëve, direkt pas emrit të tij. Ukë Rugova nuk pati kohë që të krijojë formacion politik, pasi u mashtrua dhe u pre në besë nga Isa Mustafa, i cili sapo kapi kreun e LDK-së me votot e simpatizantëve të Ukë Rugovës, ia përplasi Ukës derën për fytyrë dhe vazhdoi kursin e klikës të Fatmir Sejdiut, për ta rrënuar LDK-në. Futja e Ukë Rugovës në politikë në krah të LDK-së, për ringjalljen e frymës rugoviste në LDK dhe rihapjen e saj, do të ishte si Leva e Arkimedit për një parti e cila pas vdekjes së Rugovës drejtohet në mënyrë klanore dhe jugosllave. Por në vend që ta mirëprisnin Ukën, klani titist filloi kundër një 30 vjeçari një fushatë shtrigash duke ia përplasur derën në fytyrë e duke synuar që ta linin jashtë konkurimit, pasi Lista Ibrahim Rugova deri në minutën e fundit, kur i përjashtoi përfundimisht Isa Mustafa, synonin të ishin pjesë e LDK-së. Tani statistikat dhe rezultatet flasin vetë. Ukë Rugova në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ka fituar 1/3 e të gjitha votave të LDK-së në zgjedhjet e 2007, dhe 1/4 e të gjitha votave të LDK-së që dolën nga zgjedhjet e 2010. Mos harroni se LDK-ja hyri në këto zgjedhje me pushtet dhe financa, si partia që ka qeverisur gati 10 vjet Kosovën, ndërsa Ukë Rugova hyri i vetëm, duke pasur me vete simpatizantë dhe votues. Nga këto zgjedhje Ukë Rugova doli me faqe të bardhë, ndërsa ata që e lanë jashtë dolën me faqe të zezë. Duke bërë disa llogaritje të vogla, del se, nëse Ukë Rugova do të kishte garuar bashkë në LDK, kjo parti do të kishte dalë forca kryesore në zgjedhjet e 12 Dhjetorit, duke pasur parasysh rezultatet që priten të dalin pas rivotimit më 9 janar në Drenas, Skënderaj dhe Deçan. Ata që e lanë Ukën jashtë dhe e çuan LDK-në në humbje duhet të japin llogari, ashtu siç ndodh në çdo parti të tipit perëndimor, ku fituesit shpërblehen dhe humbësit dorëzojnë çelësat. Nëse LDK-ja nuk reagon në mënyrë demokratike, nëse nuk shkundet dhe reformohet si duhet, një gjë është e sigurt, se dalja në opozitë do ta nxjerrë përfundimisht nga orbita. Ndërsa afirmimi i Ukë Rugovës në skenën politikë të Kosovës, është shprehje e vullnetit të elektorarti për figura dhe emra të rinj, lodhur tashmë nga emra të konsumuar deri në shterje. Afirmimi i Ukë Rugovës në këto zgjedhje ishte shprehja e besimit të elektoratit tek ai si vijues i rugovizmit. Elektorati e besoi Ukë Rugovën pa çarë kry për fushatën kundër tij që udhëhoqi LDK-ja. Duke iu referuar statistikave, të cilat flasin vetë, del se Ukë Rugova ka qenë njëri ndër politikanët më të votuar në Kosovë nga sovrani. Ukë Rugova ka mundësi që të tërheqë elektorat pa fund, nëse do të justifikojë besimin e popullit dhe kjo tashmë është detyrë e tij. (Ky opinion u botua më 27 Dhjetor tek Bota Sot) SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |