VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 12.31.2010, 10:25am (GMT1)



Tani veç analizave të rezultateve të zgjedhjeve, çështje e ditës është formimi i institucioneve legjitime të dala nga vota e popullit të Kosovës, një hap ky shumë i rëndësishëm, kur kemi parasysh që Kosova ka humbur shumë kohë prej krizës institucionale deri tek zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të parakohëshme.

Duke parë ofensivën e Serbisë dhe veglave të saj kundër Kosovës, politikanët e Kosovës duhet të kenë një angazhim maksimal për të përmbushur detyrimet që kanë sipas Kushtetutës së Kosovës, ku primare është mbrojtja e sovranitetit të shtetit, konsolidimi i shtetit ligjor, rritja e numrit të njohjeve si dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, NATO dhe BE. Të tjerat vijnë pas.

Formimi i institucioneve të Kosovës vjen nga koalicioni që do të krijojë PDK-ja me partitë e tjera. Ajo që e shoh të rëndësishme është se kjo aleancë duhet të ndërtohet pa paragjykime, por me përgjegjshmëri. Aty mund të përfshihen partitë të cilat në mandatin e parë të PDK-së kanë qenë në opozitë, pra që e kanë kritikuar qeverisjen, përfshi Vetëvendosjen. LDK-ja duhet të jetë në opozitë, pasi një riciklim i koalicionit të 2007-2010 midis PDK-së dhe LDK-së tashmë është konsumuar deri në zgrip, kur dihet se ky koalicion prodhoi krizën institucionale, ndërsa qeverisja prej dy partive më të mëdha, e la Kosovën me një opozitë pa peshë.

Në fakt, nismën e kësaj kolumne e mora pikërisht nisur nga deklaratat e shqiptuara rreth një koalicioni të mundshëm me PDK-në nga aktorët politikë aktualë. Më e freskëta është shqiptuar nga Behxhet Pacolli, lideri i AKR-së, i cili citohet të ketë thënë se "s'do koalicion ku do të jetë edhe AAK-ja". Nga një deklaratë shqiptuar nga eksponentë të AAK-së mësohet se "aleanca e AAK-së me PDK-në bëhet vetëm nëse Ramushi Haradinaj kryeministër", pra në parim si AAK-ja, ashtu edhe AKR-ja pranojnë të jenë pjesë e koalicionit.

Për ta plotësuar kuadrin e deklaratave ka pasur edhe një prononcim të PDK-së sipas të cilit presupozohet se "maxhoranca e ardhëshme do të përfaqësohet me 75 vota në Parlament", që flet qartë për koalicione, ndërsa PDK-ja "s'ka paragjykime për koalicione përjashto Vetëvendosjen".  Deklarata e Vetëvendosjes ka qenë më agresivja sipas të cilës "tashmë i ka vënë vijën e kuqe si PDK-së, ashtu edhe LDK-së e AAK-së dhe se Vetëvendosja se me asnjërën prej këtyre tri partive politike nuk do të lidhet koalicion." PDK-ja dhe Vetëvendosja duken sikur janë qysh tani në opozicion, ndërsa deklaratat e tjera janë pothuaj normale, paçka që kanë tingull kushtëzues.

Koalicioni i këtij mandati qeverisës mund të jetë midis PDK-së- AAK-së dhe AKR-së plus pakicat ose midis PDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes plus pakicat, ndërsa mendoj se qendrimet kategorike, përjashtuese, pretenduese, kushtëzuese nuk i shkojnë momentit që po kalon Kosova, një shtet i ri trevjeçar, i cili ka nevojë për burra dhe jo qendrime qaramane.

Në këto kushte Kosova ka nevojë për institucione të forta që të prodhojnë stabilitet dhe jo si pretendojnë disa syresh, të cilët ishin shkaktarët e krizës dhe tash ëndërrojnë për pushtet dhe qeveri teknike, që pas disa muajsh ta çojnë rishtaz Kosovën e sfilitur në zgjedhje të parakohëshme, gjë që do të ishte një çmenduri.

Sot nuk është primare që partitë e koalicionit të ndajnë pushtetin, sot primare është që qeveria dhe institucionet e dala nga partitë e koalicionit të ndërtojnë një shtet me themele sa më të forta. Është e qartë se partitë që do të hyjnë në koalicion me PDK-në do të kenë përfaqësim institucional në nivelet më të larta të shtetit, por ky përfaqësim nuk është një copë torte, por do të thotë obligime dhe përgjegjshmëri.

Thelbësore është që klasa politike e dalë nga këto zgjedhje, e cila përfaqësohet nga parti me përkatësi të ndryshme në spektrin politik, të cilat kanë emërues të përbashkët votën e sovranit, të mos humbin më kohë, të mos bëjnë llogari personale, por të rreshtohen në koalicionin që do  të sjellë institucionet e reja demokratike të Kosovës, për çka Kosova ka nevojë.

(Ky Opinion u botua tek Bota Sot më 29 Dhjetor)
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE



 

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.