VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË SURPRIZË NË TEL-AVIV

Nga DR. ARON SOLOMON, Beersheva, Izrael


E Enjte, 01.06.2011, 05:51pm (GMT1)

Në shënjë nderime dhe respekti gjithë familjeve shqiptare në Berat a gjetkë në Shqipëri që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar hebrejtë nga thonjtë e bishës naziste

Silvia me ftoi te ulem ne karrigen perballe tryezes se saj te punes dhe si me hodhi nje veshtrim dashamires filloi te kerkonte dicka ne dosjen prane saj. Kishte vite qe kishte ardhur nga Argjentina dhe punonte ne zyren per sistemimin ne pune te emigranteve universitare, sillej mire dhe dinte t'u hynte ne thelb çeshtjeve e te gjente zgjidhjet optimal; pasi gjeti shkresen qe kerkonte ne dosjen e kalter m'u drejtua si gjithmone e qeshur: Do shkosh te studjosh nje vit ne universitetin e Tel-Avivit, edhe per perfeksionimin e gjuhes mjeksore edhe per te rejat e shkences qe ndoshta nuk i ke mesuar ne Shqiperi. Problemi eshte se shkolla fillon neser dhe mbase duhet te japesh edhe ndonje provim,a mund te behesh gati. Per shpenzimet mos e vrit mendjen shume se ato i rregullojme ne.

Pranova me kenaqesi ,e falenderova per kujdesin , ajo me uroi suksese dhe rruge te mbare dhe u ndame si miq te mire.

Mengjezi me gjeti ne agjensin e autobuzave te Beer-Sheves,preva bileten dhe u ula jo larg shoferit;Pas pak autobuzi 370 I linjes direkte Beer Sheva Tel-Aviv u nis per rruge,hyri ne autostrade dhe rriti shpejtesine per te pershkuar ato 113 km ne nje ore e ca.Zbrita ne stacionin e vjeter te autobuzave apo sic I thone ne hebraisht tahana merkazit jeshana,nje shesh I bukur plot me dyqane lloji lloji;

Shoferi me kish treguar autobuzin per te shkuar ne shkolle ,po une preferova ta beja rrugen me kembe sic isha mesuar te shkoja perdite ne rrugen e Brusnjes apo te Buallarit kur punoja ne fermen e Kotes.

Para meje ishte Tel-Avivi,qytet I pranveres sic I thone.Natyra I ka falur atij vetem detin Mesdhe.Gjithmone kur ndodhesha prane tij kujtoja Vloren time diku ne brigjet matane....

Po bukurite e tjera ky qytet madheshtor I ka vetem nga dora e njeriut,rruget madheshtore,gratacielat qe aq te bukura duken naten....

Me keto mendime kisha mbritur tek dera e shkolles dhe u drejtova nga ndertesa administrative;Drejtori I kursit Profesor Kataini pasi me pyeti per shendetin me beri lloj lloj pyetjesh qe si e kuptova me vone kishin per qellim te zbulonin shkallen e njohjes se gjuhes dhe ne perfundim shtoi:''Degjo o mik nga Shqiperia.Ketu te gjithe kane kaluar nje provim per te hyre.Per ty une do bej nje perjashtim:nuk do besh provim,gjuhen per 4 muaj e ke mesuar mjaft mire dhe njohurite mjeksore I ke mjaft te thella.Urime.;sot do njiheni me programin-dhe me zgjati nje broshure me plot te dhena.kthehu sot ne shtepi dhe neser ne ora 7.30 fillojme me faqe te bardhe

Kthimi nuk di pse m'u duk I merzitshem.Gjithe ajo ngarkese emocionale ne ato dy ditet e fundit:papritmas jam I regjistruar ne Universitet,tere naten cfletoj librat per nje provim te mundeshem qe as e dija se cfare tematike mund te kishte;pastaj takimi me profesorin dhe serish papritur e kujtuar '' kisha kaluar'' provimin me sukses;Kisha mbritur ne Tahana Merkazit jashana te Tel-Avivit,ose Agjensia e vjeter e autobuzave,shikoj oren ishte afer dhjetes se mengjezit dhe vendosa te bleja nje pale kepuce edhe te shfrytezoja kohen po edhe me mendimin se cmimet mund te ishin me te lira;Kaloj prane rrjeshtit te pafund te dyqaneve ku secili tregetonte lloj lloj mallrash dhe u ndala para vetrines se pare me kepuce.veshtroj edhe me mire per te percaktuar dicka qe mund te me pelqente e ta blija shpejt e shpejt e t'ja hypja autobuzit;I zoti I dyqanit qe kishte dhe nje ndihmes Brenda me ishte afruar dhe me pyet:''He mor djale,a mund te te ndihmoje me gje send ?

I thashe se kerkoja nje pale kepuce dhe po perpiqesha te fiksoja dicka nga vetrina qe mund te me pelqente; pastaj shkembyem disa fjali ne rusisht qe nuk ishte problem per mua dhe keto I pasoi nje pyetje ne frengjisht te ciles ju pergjigja aty per aty ne original

E pashe qe ju sos durimi duke me testuar me gjuhet dhe pas nje'' dreq o pune'' m'u drejtua:Degjo more djale,ne tregetareve sepse na pelqen te dijme me c'klient kemi te bejme,po ty une s'po te '' blej dot'';flet rusishten po nuk je I ardhur nga Rusia se nuk ke djalektin e tyre ne hebraisht,m'u pergjigje ne frengjisht po nuk je afrikano verior....

Shiko, une quhem Moshe dhe kam ardhur ketu nga Jugosllavia kur u krijua Shteti I Izraelit;Flas serbishten dhe kuptoj rusishten,po ti...

Mos u lodhni,Zoti Moshe-e nderpreva po ja u lehtesoj une punen;Meqenese keni kaq deshire te dini se nga kam ardhur,po ju them qe jam nga Albania;

Ai papritmas u hodh perpjete dhe syte I shkelqyen,me perqafoi dhe me pyeti per qytetin e lindjes;I thashe se familja ime banonte den babaden ne Vlore;

-E, une jam na Berati- me thote duke zevendesuar e me dy pika me'' e''

Mbeta I cuditur per momentin dhe nga goja me doli vetem fjala '' vertet''

Po ai duke dashur te me jepte te tjera '' vertetime '' vazhdoi '' Berati-beribati''

''Beribati',pra I crregulluar'-kjo fjale kaq e vjeter degjuar nga pleqte tane dikur sot pothuaj nuk perdoret-mendova nderkaq,po ai ma hoqi hutimin duke buzeqeshur dhe shtoi;'' jo ,jo,Berati shum mira,popull Berati shum mira''

Buzeqesha dhe une dhe ai vijoi spjegimin e tij ne hebraisht :''Ne kohen e luftes gjermani bente kerdine,vriste e priste hebrejte kudo qe I gjente;ne ikem nga syte kembet nga Jugosllavia dhe u strehuam ne Berat;isha vec femije,ate vit duhet te shkoja ne klasen e pare,po lufta na pengoi.Populli I Beratit na mbajti dhe na strehoi,nuk ja harroj sa te jem gjalle.! PO edhe hebrejte e Vlores gjithmone na kane ndihmuar,gjyshi yt Jakov flitej se ishte mjaft bujar. Me kujtohet qe losja me top prej lecke me femijet berates ne kalldrem,ne fillim e kisha veshtire ,pastaj u mesova te luaja zbathur...

Sa u perpoqen nemcet, keshtu I quante ai gjermanet,te na kapnin,po ha ha,beratasit na kalonin nga shtepia ne shtepi dhe fale tyre mbetem gjalle qe te gjithe ;Kur mbaroi lufta u kthyem per ne Jugosllavi dhe pastaj erdhem ne Izrael;Me kujtohet qe shoku im I feminise me fali topin prej lecke si kujtim dhe une gjate gjithe kohes e mbaja ne dore deri sa ne kufi nje serb ma rrembeu dhe e grisi ne sy tim duke menduar se kushedi se c'kish brenda ...

Shkiperia-filloi te me thoshte po e kuptoi se e kishte te zorshme si gjithe sllavet te shqiptonte germen '' q'' dhe e ktheu menjehere, Albania,ja ketu ,dhe vuri doren e djathte mbi gjoks tek vendi I zemres;Nuk harrohet kurre.

_Po hajde,hajde-se u harruam pa provoi keto kepuce,mbase te pelqejne -dhe me zgjati lugen e kepuceve.Ne heshtje I provova,ishin ato qe me kishin pelqyer ne vetrine dhe per fat me erdhen mjaft mire.

-Josi-Moshe I thirri ortakut qe po merrej me rregullimin e disa kutive ne kendin tjeter te dyqanit-djali eshte nga Albania dhe I duhen kepuce

-Po jepi nje pale-ja ktheu Josi pa ndaluar punen e sistemimit te kutive

_Po ku ka ai kaq pare te paguaj eshte emigrant I ri-ja priti Moshe

Ama edhe ti-u degjua zeri I Josit-rregulloja,une do te mesoj ty ,ti je I vjeter ketu

Mire ,mire-ja ktheu Moshe dhe si u morr vesh me ortakun me pyet ne se me pelqenin kepucet;Ju pergjigja me koke dhe doja te dija sa kushtonin, ne se ma mbante xhepi apo jo;PO Moshe I zgjuar me kuptoi dhe nuk me la te fliste;

Ketu une shes me shumice, ti do pagush vetem 76 shekel.I lehtesuar nxorra nga xhepi 100 shekel dhe ai me ktheu saktesisht kusurin;Duke me percjelle me kutine e kepuceve ne dore me thote

''Bir-o;!Merre kartviziten time Moshe Beraha quhem ,aty ke edhe numrin e telefonit dhe adresen;Per cdo hall qe te kesh,jo vetem per kepuce,hajde tek une ose me telefono;

Me perqafoi sikur me kishte njohur shume e shume vite me pare dhe me uroi rruge tem bare;Dola nga dyqani dhe pas meje dikush po nxirrte mallin sapo te blere me shumice dhe po e ngarkonte ne bagazhin e makines se tij;

Nga larg pashe Stacionin dhe shquajta autobuzin tim te linjes direkte;Ja dhashe vrapit edhe pse e dija qe cdo 10-15 minutash kishta autobus per ne Beersheve,po doja t'I tregoja tim eti gjithcka;Me nje kercim u gjenda ne shkallen e dyte te autobuzit dhe pastaj drejt e tek shoferi qe me hodhi nje veshtrim;I paraqita bileten dhe duke e cpuar ate ne vendin ku shkruhej '' kthim'' per te mos e riperdorur me tha;''Paske blere kepuce ne Tel Aviv,t'I gezosh

Falenderova dhe u ula ne vendin e pare qe ishte bosh,prane shoferrit.Autobuzi u nis dhe udhetaret filluan te dremisnin per te kaluar ato 113 km e udhetimit pa kuptuar;Mbeshteta dhe une koken po gjumi nuk me zuri;Si ne reviste me kaluan gjithe ndodhite deri sa autobuzi ndaloi ne stacion,ku zbrita dhe u nisa per ne shtepi...

Epilog

Ne mbremje ime moter me kerkoi te shkonim ne nje dyqan te madh te blente nje kemishe dhurate per te shoqin se kishte ditelindjen

Shkuam;Ajo pagoi dhe shitesja ja amballazhoi bukur;Duke dale u perballem me dyqanin e bukur te kepuceve ku ne mes te vitrines ishin nje pale si ato qe kisha blere ne mengjez ne Tel Aviv;Afrohem per te lexuar cmimin;U befasova 330 shekel;Moshe pothuaj m'I kishte falur ato kepuce!

E kuptova mire ate njeri bujar;Nga dashuria dhe nderimi per Shqiperine ai edhe mund te m'I kishte falur ato kepuce,po e dinte qe nuk do kisha pranuar,prandaj vuri ate cmim minimal;

Respektova ndjenjat dhe bujarin e tij,po me nuk shkova te dyqani I tij se me vinte turp

Edhe pse vitet kishin kaluar Moshe Beraha mbante ne zemer mirenjohjen dhe dashurine per shqiptaret

DR.ARON SOLOMONI

Beersheva

Izrael

DR.ARON SOLOMONI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.