VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.15.2011, 03:20pm (GMT1) Midis të gjitha citateve të mbajtura mend dhe midis të gjitha të tjerave të kërkuara në internet për zgjedhjet, fitues ka dalë një citat i Stalinit: "Mjafton që njerëzit ta dinë se u mbajt një palë zgjedhje. Njerëzit që i hedhin në kuti votat e tyre, nuk vendosin asgjë. Njerëzit që i numërojnë votat, vendosin gjithçka." Ashtu siç ishte i kursyer në tiparet fizike, diktatori, si të gjithë të atij llojit të tij, nga më antikët deri tek më vonët, ishte i kursyer edhe në porositë e tij, sa edhe i ngjeshur e i qartë njëherësh. Ndonëse ndër më jetëgjatët në një diktaturë që, falë tij, u bë edhe një ndër superfuqitë më ekspansioniste e më mizore të të gjitha kohërave, Stalini botoi vetëm nja 17 vepra të shkurtëra. Ndryshe nga stalinoidët e mëpasmë, ai iu binte mjaft shkurt raporteve të tij në aq shumë kongrese të mbajtura prej tij, fjalitë e tij ishin kryesisht të thjeshta, kryesisht të drejtpërdrejta. Edhe në komunikimet e tij me bashkëpunëtorët, përkrahës apo kundërshtarë, të gjithë të përkohshëm - siç i ka pasur ai dhe siç i kanë të gjithë stalinoidët, thonë se Stalini kishte një kollitje aq të saktë, sa nuk ishte nevoja që ata të përpunoheshin se çfarë duhej të flisnin e çfarë duhej të mendonin. Alfabeti mors i kollitjeve të duhanpirësit me llullë (kamish) dëshifrohej menjëherë, pa më të voglin dëshifrim. Edhe citati i shpallur fitues në mënyrë paraprake ndaj zgjedhjeve të nesërme, është krejt në natyrën e porosive të Stalinit. Zgjedhjet bëhen vetëm për hir të mbajtjes së tyre, sa për të thënë se u mbajtën. Ata që shkojnë në kutitë e votimeve, thjesht kryejnë një ritual, nga ata të shumtë që kryejnë me dhe pa nevojë. Ata që i numërojnë votat, janë gjithçka. Nuk e kisha ndeshur këtë citat të diktatorit para zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Dhe tash më vjen të kërkoj ndjesë që kam këmbëngulur në shkrimet e mia se pjesëmarrja masive jo vetëm e nderon Kosovën, e përmirëson imazhin e saj, por edhe e vështirëson korruptimin e votës dhe të vetë zgjedhjeve. Kollitjet e "xhaxhit" në zgjedhjet e 12 dhjetorit i kanë zëvendësuar sms-të. Ato nuk kanë ardhur nga selitë e partive, sa kanë ardhur nga telefonat celularë (mobilë) të kandidatëve për deputetë. Makutëria ka qenë e tillë sa nuk është nginjur vetëm me kalimin e pragut zgjedhor të kandidatit, por edhe kalimin e numrit të votave të rivalëve në krye të partisë. Shpjeguar thjeshtë, meqë këtu po flasim edhe për gjenialitetin e dhënies së porosisë pa sofistikime, pa hermetizime, por shkoqur e qëruar, vjedhjet kanë ndodhur brenda një trupi partiak, pra nga njëri xhep i së njëjtës xhaketë, tek xhepi tjetër, pak më lart apo pak më poshtë në të njëjtën xhaketë. Si në një enë komunikuese, votat e së njëjtës parti kanë fluturuar nga ky kandidat tek një kandidat tjetër i asaj partie. Dukuria është "kufizuar", thënë kështu, vetëm në dy partitë më të mëdha. Kjo mënyrë e transferimit të votave, e quajtur trafikim me gjuhën e sotme, është një mjet i zhvendosjes së figurave në kreun e një partie të caktuar, rrjedhimisht edhe i zhvendosjes së tyre në institucionet shtetërore. Dhe nuk është një mjet i ri, është tërësisht i vjetër, i trashëguar nga kohët e federatës. Dhe dy partitë e mëdha, gjatë partneritetit trevjeçar qeverisës ia kanë ngjitur këtë ves njëra-tjetrës në mënyrë të kënaqshme. A do të funksionojnë nesër kollitjet e Stalinit në zgjedhjet e përsëritura në Deçan, Drenas dhe Skënderaj? Janë pikërisht tri komunat simbole të luftës çlirimtare të Kosovës. Një politikan nga partitë e vogla këto ditë thoshte se dukuria ishte e përhapur gjithandej, por ajo u denoncua vetëm nga "tri komunat heroike", të cilat nuk e duruan shtrembërimin e votës së sovranit më 12 dhjetor nga partiakët nëpërmjet militantëve të tyre në komisionet zgjedhore, pra nga vendimtarët, nga "njerëzit që numërojnë votat", siç thoshte Stalini në citatin e zgjedhur prej meje. Kollitjet e Stalinit, si gjithçka e keqe dhe e ligë e kësaj bote klonohen lehtësisht në impulse telefonash celularë, ashtu si Stalini klonohet në njerëz të etur për pushtet, në njerëz të shnatyruar në atë masë si politikanë sa të përdorin çdo mjet për t'i nxjerrë nga loja rivalët e tyre, rrezikuesit e tyre më të afërt të kapjes së majave të pushtetit, të zaptimit, të privatizimit të posteve të pushtetit. Unë ruaj shpresën se vërtet nesër "tri komunat heroike", siç i quajti me shumë të drejtë dhe me shumë meritë politikani i cituar edhe më lart, do ta shpëtojnë për mrekulli imazhin e tyre në zgjedhje, duke dhënë një pamje krejt tjetër nga ajo e 12 dhjetorit. Edhe një herë tjetër ato do ta shpëtonin kështu edhe imazhin e krejt Kosovës, çka sot është më e domosdoshme se kurrë ndonjëherë. (Botuar në Bota Sot më 8 janar 2011) MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT Nga SKËNDER BUÇPAPAJ TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |