VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 01.15.2011, 03:39pm (GMT1)

"Gjersa krimi dhe korrupsioni në Ballkan janë të lidhur ngushtë midis shteteve, unë pres arrestimin e 'peshkut të madh' edhe në Serbi," i ka thënë agjencisë Associated Press një zyrtare e një grupi antikorrupsion në Beograd.

Valën e rënies në rrjet të peshqve të mëdhenj e niste kapja me preshë në duar e atëherë kryeministrit të Kroacisë Ivo Sanader. Ai dha dorëheqje menjëherë në vitin 2009 pasi mediat ngritën pyetje rreth pasurisë së tij dhe botuan foto ku ai tregohej duke shitur orë me vlerë rreth 150 000 euro. Po ashtu mediat raportuan për thasë parash të dërguara në zyrat e partisë në pushtet, ku njëri nga financierët e partisë tha se paratë shkonin drejtpërdrejt në duart e Sanaderit, me të cilat ai mund të bënte çfarë të donte. Sanader ishte konsideruar, nënvizon Associated Press, si një simbol i vlerave perëndimore, i cili u shkëput nga një lloj nacionalizmi që kontribuoi në shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë. Komisionieri për zgjerimin e BE-së Stefan Füle ka thënë se Kroacia, e cila shpejt mund të jetë anëtare e BE-së, i ka përmbushur shumicën e kërkesave për anëtarësim, por duhet të rritë luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.

Arrestimi spektakolar i Sanaderit të arratisur në Austri, u pasua nga dorëheqja e kryeministrit të Malit të Zi Gjukanoviç, ndonëse ai mëtoi se kjo dorëheqje nuk erdhi nën presionin ndërkombëtar. Shembullin e tij e ndoqi nënkryeministri Svetozar Maroviç. Pak ditë më vonë, prokurorët arrestuan 10 veta, përfshirë vëllain e Maroviçit, akuzuar për ryshfet të marrë nga një miliardier rus për shitjen e një prone buzëdetit afër plazhit të Budvës.

"Prej shumë vitesh, krimi i organizuar dhe korrupsioni ndeshën pak pengesa në parandalimin e rritjes së së tyre ose fuqizimit të ndikimit të tyre në Evropën Juglindore," i ka thënë agjencisë analisti politik i Ballkanit Misha Glenny. "Tani gjërat janë duke ndryshuar gjerësisht, për shkak të kushteve të vëna nga Bashkimi Evropian ndaj qeverive rajonale për t'i pastruar veprimet e tyre."

Pastrimi i rafteve të sipërme mund të jetë i vështirë për Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën, të gjitha shtete ish jugosllave të ndotur me reputacionin për korrupsion, nënvizon AP. Lista e 170 vendeve e perceptimit të korrupsionit gjatë vitit 2010 e publikuar nga Transparenca Ndërkombëtare rendit Maqedoninë dhe Kroacinë në vendin e 62-të, Rumaninë në vendin e 69-të, Bullgarinë në vendin e 73-të. "Nëse krahasohen me Gjermaninë apo Francën, respektivisht në vendet 15 apo 25, kjo është renditje tepër e ulët. Aq më tepër kur Bosnja është në vendin e 91-të, ndërsa Kosova në vendin e 110-të," thekson AP.

Aspekti më i dukshëm i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta ballkanike është pasurimi i krerëve të pushtetit. Partitë e kryesuara prej tyre, postet e mbajtura prej tyre kanë shërbyer vetëm për pasurimin e tyre dhe të klaneve të tyre. Dhe rivalët e tyre politikë kanë pushuar së qeni të tillë, ata tashmë janë thjeshtë rivalë terrenesh të burimeve të pasurimit. Prandaj një udhëheqje partiake nuk përbën alternativë politike për një krah tjetër partiak të caktuar, por përbën thjeshtë një alternativë mafioze.

Në opozicionet midis krahëve politikë nuk merren fare parasysh parimet mbi të cilat bazohet një parti apo një krah i caktuar politik, nuk mbrohen interesat e elektoratit të tyre, nuk mbrohen interesat e grupimeve prej nga e kanë marrë mbështetjen apo përkrahjen për të ardhur në udhëheqje, thjesht mbrohen interesat klienteliste të atyre që kontribuojnë në pasurimin e një udhëheqje, të një klani udhëheqësish, të një lideri të caktuar.

Është larg mendsh të dëgjojmë një alternativë opozitare të ankohet për uljen e pragut të varfërisë të një shtrese të mbrojtur prej saj, të ankohet për uljen e pragut të papunësisë së tyre, ashtu si është e rëndomtë të shikojmë me çfarë fanatizmi një alternativë kërkon të mbërthejë një institucion të caktuar të shtetit, të drejtësisë, të biznesit, të mediave, në mënyrë që ato të mos i dalin asaj nga duart dhe të mos bien në duart e aleternativës tjetër. Ndeshjet, përleshjet, përplasjet, prapaskenat, intrigat, kërcënimet, kërcëllimet e dhëmbëve janë karakteristike për luftën ruajtjes dhe zgjerimit të terreneve, paprekshmërinë e sferave të ndikimit në përfytyrimin tipik tradicional të mafias. Dhe nuk janë aspak karakteristike për luftën politike. Një parti e madhe, një grupim partiak i një krahu të caktuar, normalisht përbën një alternativë politike ndaj një partie tjetër apo një krahu tjetër partiak, të ashtuquajtur të majtë apo të djathtë, konservator apo liberal, neokonservator apo neoliberal, radikal apo neoradikal, por kurrsesi nuk mund të përbëjë alternativë mafioze.

Një rreshtim i tillë i politikës ndaj pushtetit do ta shndërronte shtetin në një organizëm joformal, ekonominë në një ekonomi joformale, shoqërinë në një shoqëri joformale. Aq më tepër në një rajon si Ballkani Perëndimor i dalë nga luftëra, kriza dhe konflikte, tashmë i përcaktuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sa më herët të bëhej përballja me sfidën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, aq më shpejt shtetet, ekonomitë, shoqëritë, politikat përkatëse do të dilnin nga kthetrat e një të keqeje aq të pamëshirshme siç janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.

(Botuar në Bota Sot më 13 janar 2011)

 

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.