Ndërsa LDK-ja pas
humbjes është duke kërkuar zgjedhje të reja, Përfaqësuesi i SHBA në Kosovë
Ambasadori Dell, në sinkron të plotë me Përfaqësuesin Special të BE (EUSR) Pieter
Feith, krejt ndryshe nga LDK-ja, i thonë « jo » mbajtjes së
zgjedhjeve të reja, por venë kritere për një qeveri me duar të pastra dhe me legjitimitet.
Dell dhe Feith vijnë
në këtë përfundim, nisur nga interesat jetike të Kosovës, ndryshe nga LDK, që
me pretekstin e manipulimeve, priret nga interesat e ngushta partiake.
Ambasadori Dell edhe
Pieter Feith i vëzhguan nga afër dhe i kritikuan këto zgjedhje, por jo deri në
atë pikë sa të mos i njohin dhe të kërkojnë anullimin e tyre, siç dëshiron
LDK-ja.
Dhe tani që procesi zgjedhor
pothuaj ka përfunduar e zgjedhjet në Mitrovicë nuk do të kenë ndonjë ndikim
esencial, problemi themelor ku fokusohen dy diplomatët Dell dhe Feith është
legjitimiteti i institucioneve përmes një qeverie me duar të pastra. Në Kosovë
tani po flitet për një draft me gjashtë kritere, të cilin e ka ofruar Dell dhe
Feith, ku kriteri themelor është që asnjë nga zyrtarët që janë dënuar ndonjë
herë prej ndonjë gjykate, që kanë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion
të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë
së ardhshme.
Ndërkohë Ambasadori
Dell ka dalë edhe publikisht duke nënvizuar rëndësinë e faktit që qeveria e re
e Kosovës duhet të jetë me duar të pastra.
Pra SHBA dhe BE e njohin
fitoren e PDK-së, por i kërkojnë Hashim Thaçit të përmbushë disa detyrime, ku
detyrimi më i vështirë është që të mospërfshijë në qeveri emra, të cilët janë
nën hetim, janë nën akuzë, kanë përjetuar aksion apo bastisje apo janë marrë në pyetje nga EULEX-it, e me
rradhë, emra të cilët rezultojnë në listën e deputetëve të PDK-së. Dell dhe
Feith kërkojnë që këta emra, përderisa janë nën hetim, të mos jenë të mbrojtur
me imunitetin e anëtarit të qeverisë, por ndërkohë nuk specifikohet nëse
lejohen që të marrin pjesë si deputetë.
Në listën e emrave,
përveç Fatmir Limajt, i cili ka fituar rreth 60 mijë vota në këtë zgjedhje, ka
edhe emra të tjerë që i përfshin kriteri në fjalë, për shembull Azem Syla, i cili
rezulton të jetë i akuzuar nga rasti Bllaca.
Një tjetër fakt që
vihet re, është se në listën e deputetëve të PDK-së janë të përfshirë të paktën
edhe pesë ish-pjesëtarëve të SHIK-ut, ku përveç Azem Sylës, janë edhe Fatmir Xhelili, Latif Gashi, Bekim Haxhiu (komandant Kamishi) e Fadil Demaku, të cilët kanë pohuar vetë se
kanë qenë pjesë e SHIK-ut.
Shërbimi Informativ Kosovës, me akronimi SHIK-u ishte një organizëm i
krijuar nga PDK-ja, por pa legjitimitet, pasi partitë nuk kanë legjitimitet të
krijojnë shërbime të fshehta.
Ndërkohë që shërbimi Inteligjent i Kosovës
i njohur me emrin Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, me akronim AKI ka një
vit që është krijuar me një legjislacion të miratuar nga Parlamenti i Kosovës dhe ka për qëllim
mbrojtjen e interesave të vendit dhe qytetarëve. AKI duhet të jetë krejtësisht
i depolitizuar dhe nën mbikqyrjen e parlamentit, përmes Komisionit për Mbikëqyrje.
Në këtë kontekst, prania e SHIK-asve në Parlamentin e Kosovës e cënon
reputacionin e PDK-së, e cila si partia e parë e dalë nga këto zgjedhje, ka
privilegjin të qeverisë Kosovën, por ndërkohë ka detyrimin që të plotësojë
kriteret e ofruara nga SHBA dhe BE. Hashim Thaçi, si kryeministrin i ri i
Kosovës që gëzon mbështetjen e SHBA, e
ka për obligim që të sigurojë kredibilitetin e qeverisë së tij, duke përmbushur
detyrimet, me qëllim përsosjen e shtetit demokratik të Kosovës dhe forcimin e
shtetit ligjor.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 17 janar)
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJPDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ