VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

E Djelë, 01.23.2011, 11:52am (GMT1)


Sot u mbushën pesë vjet qëkur Ibrahim Rugova na vëren prej qiellit ne që jemi të përkohshëm në këtë botë të përherëshme. Ndryshe nga pesë vjet më parë, asaj dite të ngrirë janari, sot Kosova është shteti i pavarur më i ri në botë, me 74 njohje dhe pret një ulëse në OKB e pastaj të anëtarësohet në NATO e BE, çka e bën Rugovën të prehet pakëz i qetë atje ku ndodhet.

U mbushën pesë vjet që kur Zoti vendosi të na e marrë Ibrahim Rugovën, duke krijuar një mungesë të pazëvendësueshme mes shqiptarëve të të gjitha trojeve. Vetëm kur Rugova iku, atëhere Shqiptarët e kuptuan peshën që kanë liderët e mëdhenj, ata të cilët i bëjnë kombet të mëdhenj.

Vetëm atëhere Shqiptarët e kuptuan më qartas se sa pak peshojnë politikanët e  ditës, të postRugovës, të cilët mjerisht nuk e mbushin dot vendin e Ibrahim Rugovës, duke e bërë edhe më të ndjeshme e të prekshme mungesën e tij.

Sado që politikanët e ditës përpiqen ta mbushin këtë boshllëk enorm, duke përmenduar emrin e tij apo duke u shpallur si pasues apo vijues të tij, këto deklarime ngjajnë si kristale të ngricës së këtij janari, të cilat i shkrin menjëherë dielli e prej të cilave ngelet veç asgjë.

Sot u mbushëm pesë vjet që kur Rugova nuk është më e prapëse prapë jemi me mendime të kthjellëta, pa marrë para sysh këtë zagushi politike që ka pllakosur Kosovën, pasi një komb që nxjerr nga gjiri i tij liderë të kalibrit të Rugovës, do të ketë mundësi që të nxjerrë edhe pasues të tij, sepse një komb që lind Rugovën është i destinuar që të rilindë liderët që i duhen kombit në ditë të mira e të vështira, në ditë të vështira e në ditët e mira, çka do të thotë se vepra e Rugovës do të vazhdohet nga pasues të denjë në pandalshmëri dhe përhershmëri, ashtu siç do të jetë në përhershmëri dhe pandalshmëri kombi i Shqiptarëve.

Sot kur mbushen pesë vjet nga largimi i Rugovës në jetën e përtejshme, nuk kam si to mos kujtoj lumin njerëzor të shqiptarëve, të fuqishëm sa Drini, Vjosa, Buna e Shkumbini bashkuar, që ishin duke shoqëruar si në një rit pagan dhe dardan ikjen e liderit, të gjithtë bashkë, gegë e toskë, sarandiotë, vlonjatë, prishtinas, prizrenas, tetovarë, ulqinas, tivaras, pejanë, tiranas, durrsakë, një Shqipëri e bashkuar shoqëronte ikjen e lideri në banesën qiellore prej nga na sheh edhe sot.

Ai oqean zemrash shqiptare, ai lumë njerëzor shqiptarësh i bashkuar  në ikjen e madhe të liderit, pa i thirrur askush, pa i mbledhur askush, me një vetëdijë olimpike, me një qartësi biblike, ardhur nga të gjitha trevat, nga gjymtyrët e ndarë, nga atdheu i mohuar në shekuj, por i rigjetur, i rilindur, i ringjallur, i bashkuar në një, jo vetëm në atë korte mortor, jo vetëm në shoqërimin sublim që i bëhet liderit, por si vijimësi, në vazhdimësi, në kontinuitetin tonë, edhe kur ikim, edhe kur vimë edhe kur ikim ne, edhe kur vijnë trashëgimtarët tanë, në  rrjedhën e  pandalshme të lumit, kur lumin e ngrin zija kombëtare dhe e shkrin frymëmarrja e kombit, që na thotë se liderët ikin por edhe vijnë, se Rugova iku por do të vijnë trashëgimtarët e tij.

Trashëgimtarët e Rugovës do të vijnë, pa zhurmë, pa fanfarë, pa tullumbaca, do të vijnë në mënyrë njerëzore, për të bashkuar, për të mos ndarë, për të mos përçarë kombin, do të vijnë në mënyrë rugoviane.

Pesë vjet pas ikjes të Rugovës ne jemi tërësisht të veleritur nga politikat e politikanëve të vegjël, nga xhuxhët e politikave dritëshkurta  e mendjeshkurta, që shtiren si pasues apo trashëgimtarë të Rugovës, ndërsa me mendësi dhe vepra janë varrëmihës të filozofisë rugoviane.

Pesë vjet pas ikje së Rugovës, shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët si komb kanë nevojë më tepër se kurrë për filozofinë rugoviane të shtetbërëjes, për filozofinë rugoviane  të pajtimit, për filozofinë rugoviane të unifikimit të kombit, të gjuhës së përbashkët, të mjeteve të përbashkëta, të duarshtrëngimit, kur është puna për interesat madhore te kombit.

Pesë vjet pas ikjes së Rugovës, ndjehet mungesa e filozofit dhe e politikanit, por para së gjithash ndjehet mungesa e njeriut. Ibrahim Rugova  ishte njeri dhe shqiptar me zemër e gjak, ishte njeri i kultivuar dhe xhentëllmen, evropian i thekur, perëndimor i lindur, larg intrigave, larg politikës së kuluareve, larg stërkëmbshave, larg ortodoksive, larg titizmave, larg ballkanizmave, larg mizerabilitetit të politikave të verbëta nga ato që na ofron sot politika e përditëshme.

Pesë vjet pas ikjes të Rugovës në atë rrugëtim që na pret të gjithëve, në atë banesë të pashmangëshme për gjithkënd dhe në atë udhëtim që nuk përjashton askënd, le të ndalemi një çast dhe të reflektojmë, le të kujtojmë martirët dhe brezat të cilat ikën duke ëndërruar këtë ditë, brazat e shqiptarëve pa prehje, pa mbrojtje, pa atdhe dhe pa shtet, e atëherë le t'i kthehemi filozofisë rugoviste e ta vëmë në shërbim të ndërtimit të shtetit, të përsosjes të shtetit, që të jetë strehë e dashur dhe e sigurt për fëmijët tanë, dhe fëmijët e fëmijëve; le ta vëmë filozofinë rugoviste, jo si trashëgimi e xhuxhmaxhuxhëve profiterë, por si trashëgimi kombëtare, në themel të shtetit, në themel të ndërgjegjës kombëtare, në shërbim të dashurisë ndërshqiptare të unifikimit mbarëshqiptar, sipas idealeve evropiane perëndimore.


(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 21 janar)

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE



 




 

 

 

Elida BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.