VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT Nga Elida BUÇPAPAJ E Enjte, 01.27.2011, 05:29pm (GMT1)
Titulli i shkrimit është një imperativ i shprehur në mënyrën urdhërore që do të thotë se në këtë pikë nuk tolerohet më. Ka njëzet vjet që politika shqiptare përfaqësohet nga njerëz pa integritet, me Dosje si ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit apo si eksponentë të inkriminuar të diktaturës siç është Gramoz Ruçi ish Ministri i Brëndshëm i regjimit diktatorial në kohën e masakrës së Shkodrës. Në politikën shqiptare, si në asnjë vend ish-komunist të Europës Lindore, kanë poste të larta dhe kanë 20 vjet që bëjnë karierë persona të inkriminuar në kohën e diktaturës, të cilët kanë vënë firmën për të çuar në burg dhe në litar njerëz të pafajshëm. Në politikën shqiptare ka njëzet vjet që persona me Dosje herë kalojnë djathtas e herë majtas, herë dalin si shpëtimtarë të situatave e herë si zjarrvënës të institucioneve, ndërsa mbahen larg dhe luftohen njerëzit me integritet dhe me faqe të pastër. Ka njëzet vjet që politika shqiptare nuk rresht së pushuari retorikën, me shkëmbime akuzash të cilat asnjëherë nuk u kthyen në akuza për hetim por vetëm për konsum spektaklesh dhe show në sallën e Parlamentit shqiptar. Ka njëzet vjet që politika shqiptare nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për t'u distancuar në mënyrë kushtetuese nga e shkuara diktatoriale dhe nga krimet e kohës së diktaturës, ku PS që në fakt është pasuesja e partisë së punës vazhdon të ketë si gazetë partiake Zërin e Popullit themeluar prej diktatorit Hoxha. Ka njëzet vjet që politika shqiptare nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për të votuar Ligjin e Lustrimit, i cili do t'i largonte nga skena politika një pjesë të atyre që i vunë flakën Shqipërisë më 1997 dhe i vunë flakën Tiranës më 21 janar 2011.
Sulmi i 21 janarit i paralajmëruar
Se do të kishim një 21 janar që nuk do të na e merrte mendja kurrë, por që na e panë sytë, kemi marrë paralajmërime të qarta nga Ed Rama dhe grupi i eksponentëve rreth tij me në krye Gramoz Ruçin, Spartak Ngjelën, Skënder Gjinushin, Preç Zogajn e me rradhë. Së pari, u vu re ndryshimi i termit « protestë » me « demonstratë », pastaj veshët na dëgjuan nga emrat e përmendur më sipër thirrje për luftë, për gjak duke bërë krahasime me diçka të ngjashme si në Tunizi. Së dyti, Ed Rama vuri në dukje se nuk mund të kishte nën kontroll "vullnetin e popullit". Shenjat për 21 Janarin ishin aq të qarta sa kishin marrë informacione edhe Ambasadat Perëndimore, prej të cilave vetëm Ambasada e SHBA bëri thirrje për qetësi dhe një protestë normale.
Demonstrata e 21 janarit e Ed Ramës me persona pa legjitimitet
Ed Rama është lideri i PS, i cili do të duhej që demonstratës së 21 janarit t'ia vinte vulën e partisë që drejton. Në fakt, ata që i vunë zjarrin Tiranës më 21 janar nuk mund të thuhet se përfaqësojnë PS, veç mund të thuhet se përfaqësojnë krahun e saj të armatosur siç është rasti i Gramoz Ruçit dhe të dy deri tre deputetëve të PS-së. Ed Rama e mbështeti revolucionin e 21 Janarit tek dis parti të vogla, të cilat ai i kishte përjashtuar kur formuloi kodin zgjdhor në unison të plotë me PD. Ed Rama e mbështeti revolucionin e 21 Janarit tek emra që nuk kanë legjitimitet, pasi asnjëri prej tyre, duke nisur prej Spartak Ngjelës, Skënder Gjinushit, Preç Zogajt e me rradhë nuk kanë mandat të deputetit nga populli i Shqipërisë, prandaj pretendimi i Ed Ramës se revolucioni i 21 janarit ishte popullor është vetëm demagogji, pasi revolucioni i 21 janarit ishte një puç antikushtetues kundër shtetit. Ed Rama në revolucionin e 21 Janarit nuk gjeti mbështetje nga PS e Shqipërisë, e cila u pa qartë se ishte e distancuar nga metodat e flakëvënjes së institucioneve të shtetit. Ed Rama ishte i rrethuar me persona të njohur për përfshirjen e tyre në ngjarjet e 1997-tës, ndaj se cilës edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë hetim.
PS duhet të distancohet nga Ed Rama, Gramoz Ruçi dhe emra të përlyer
Megjithëse PS nuk u pa në demonstratën më famëkeqe të ekzekutuar në Shqipëri pas 1997-tës, ajo duhet të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj vandalizmave, guerriljes dhe terrorit që u organizua nga emra të përveçëm të cilët e konsumuan demonstratën në emrin e PS. Deri tani kemi deklaratën e Kastriot Islamit, Andis Harasanit. Janë një hap shumë i mirë, por nuk mjafton. Ka ardhur koha që PS të distancohet nga Gramoz Ruçi dhe nga të gjithë ata që Parlamentin e Shqipërisë duan ta zëvendësojnë me luftë guerrilje kundër shtetit. Ka ardhur koha që PS të distancohet nga pretendimi i Ed Ramës, se zgjedhjet e 2009 janë arsye për të rrëzuar shtetin, pasi zgjedhjet e 2009, me gjithë parregullsitë, ishin më të mirat në këta 20 vjet tranzicion, të certifikuara në të gjitha nivelet, brenda dhe jashtë vendit, të cilat nuk duhet të vihen në diskutim, pasi po të vihen në dilemë do të krijojnë një precedent i cili do të anullojë dhe nuk do të njohë çdo proces zgjedhor.
21 janari u ekzekutua në prag të takimit të Këshillit të Europës
Sa herë që pritet diçka me rëndësi për Kosovën, në Tiranë ndodh diçka e papërgjegjëshme. Kjo do të thotë se shërbimet sekrete antishqiptare kanë gjetur fushë veprimi në Shqipëri dhe sa herë që u nevojitet orkestrojnë veprime me çmim shumë të rëndë për vetë shqiptarët. Ose personat e përfshirë në grushtin e shtetit të 21 janarit janë pjesë e këtij orkestrimi. Si vij në këtë përfundim ? Në këtë përfundim do të vinte çdo njeri i fushës apo çdo analist apo gazetar. Së pari, përse u vendos që demonstrata do të mbahej më 21 janar dhe jo më 28 janar për shembull, pasi të kishte mbaruar veprimtaria e përbashkët e PD e PS në Këshillin e Europës ?
Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë jashtë loje
Shërbimi inteligjent i Shqipërisë do të duhej ta kishte parandaluar 21 janarin. Përderisa kishin marrë njoftime se çfarë do të ndodhte më 21 janar Ambasadat e huaja, Shërbimi inteligjent i Shqipërisë do të duhej që kishte qenë institucioni i parë që të ishte njoftuar për planet e Ed Ramës, Gramoz Ruçit, Spartak Ngjelës, Skënder Gjinushit, Preç Zogajt, Tom Doshit, Paulin Stërkajt. Këta janë emrat. Dhe jo vetëm që do të duhej të kishte marrë informacione përpara se t'i vihej flaka Tiranës, por do të duhej që ta kishte neutralizuar të gjithë atë që ndodhi, diçka që nuk u bë. E çfarë funksioni ka Shërbimi Inteligjent shqiptar nëse nuk arrin të neutralizojë një grusht shteti të paralajmëruar shumë qartë, dhe në mënyrë eksplicite nga një grusht eksponentësh, pjesa më e madhe e të cilëve janë ilegjitimë, pasi nuk kanë mandat popullor. Në këtë kontekst shërbimi inteligjent i Shqipërisë ishte jashtë loje dhe nuk u vu në shërbim të mbrojtjes të institucioneve shtetërore dhe të jetës të qytetarëve.
Presidenti i Republikës do të duhej të kishte dalë që në orën 14 :00 në shesh
Nuk kam lavdërime as për Presidentin e Republikës, si institucioni që përfaqëson unitetin e popullit. Dalja e tij vetëm pas dy orësh, kur gjithçka pothuaj kishte marre fund, kur Bamir Topi selia e të cilit ndodhet vetëm dy hapa nga selia e kryeministrisë, do të duhej të kishte dalë urgjentisht dhe menjëherë, në këmbë për t'i bërë thirrje qytetarëve dhe për t'i bërë thirrje Ed Ramës që të evitohej ajo tragjedi njerëzore dhe ajo dramë kombëtare, e cila i ktheu të gjithë shqiptarët vite prapa.
Detyra e opozitës : mbarëvajta e institucioneve jo anullimi i zgjedhjeve
Opozita është balanca e pluralizmit, njëra anë e monedhës, ku tjetra është mazhoranca, ka një rol të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e institucioneve, ka legjitimmitet të plotë për mbrojtjen e kushtetutës, por nuk ka mandat të rrëzojë me protesta votën e lirë, vendosur nga zgjedhjet parlamentare të 2009, të cilat e kanë futur në qorrsokak opozitën, sepse në vend që të ushtrojë obligime kushtetuese është kthyer në vegël të interesave të ngushta të Ed Ramës dhe të një grushti njerëzish pa mandat deputeti. Detyra e opozitës është të jetë pjesë e anës tjetër të medaljes, e cila si e tërë përfaqëson zërin e sovranit, me destinacion jo për të vepruar e vetme, por për të bashkëvepruar, për një bashkëveprim koherent dhe qendrime bipartizane dhe assesi për të mbajtur qendrime antagoniste dhe antagonizëm, çka është vetëm reminishencë e së shkuarës diktatoriale.
Detyra e mazhorancës
Mazhorancës së Shqipërisë i takojnë plot lavdërime, siç janë anëtarësimi në NATO, vizita e presidentit Bush, Rruga e Kombit dhe liberalizmi i vizave, çka përbënte një ëndërr për shqiptarët. Mazhoranca duhet të reduktojë retorikën në parlamentin e Shqipërisë dhe të hyjë në bashkëpunim dhe bashkërendim të menjëhershëm me opozitën në Parlament në mbrojte të interesace kombëtare. Detyra e mazhorancës është të lërë mënjanë retorikën dhe në rezonancë të plotë me opozitën të përgatisë një axhendë parlamentare, ku të përfshihet mbarëvajtja e zgjedhjeve të 8 Majit, dhe në plotësimin e reformave për marrjen e kandidimit në BE.
Mazhoranca e opozita bashkë për mbrojtjen e shtetit dhe stabilitetit
Pas ngjarjeve dramatike të 21 janarit 2011, ku u pa qartë se u rrezikuan instuticionet e shtetit shqiptar, ku u rrezikua jeta e qytetarëve, ku u vunë në rrezik institucionet dhe arritjet e shqiptarëve dhe Shqipërisë, qofshin të majtë apo të djashtë, detyrë imediate e pozitës dhe opozitës është të përgatisin ligjin e lustrimit, si një qëndrim i përbashkët, i cili do të përjashtonte nga politika pjesën më të madhe të atyre që organizuan 21 janarin 2011, si dhe të gjithë ata politikanë që janë pa integritet. Sentimentalizmi ndaj emrave me hipoteka e komprometon klasën poltiike. Shqipëria dhe shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike, nuk mund të mbeten peng i personave me hije, të cilët na dalin përpara sysh sa herë që rrezikohet shteti shqiptar. Pozita dhe opozita, në unison të plotë, pas 1997 dhe pas 21 janarit 2011 duhet të vihen në mbrojtje të institucioneve të shtetit, të stabilitetit dhe në mbrojtje të qytetarëve, që 21 Janari të kujtohet si një ëndërr e keqe, por që të mos përsëritet never more, kurrë më.
Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një klasë politike të denjë
Populli shqiptar, pavarësisht bindjeve politike nuk ka merituar as `97 dhe as 21 janarin 2011. Populli shqiptar ai që jeton në Shqipëri dhe gjysma tjetër që jeton në emigracion, ai që jeton në Kosovë dhe ai që jeton në Maqedoni, ai që jeton në Malin e Zi dhe ai që jeton në Luginën e Preshevës meritojnë një klasë politike të përgjegjëshme të shtetit amë, ku në politikë duhet të jenë personat me integritet dhe figurat më të pastra dhe të ndershme, pa njolla, pa hipoteka, pa skeletë nëpër sirtarë e dollapë. Shqipëria si shtet amë për të paktën 10 milionë shqiptarë në rajon duhet të reflektojë një lidërship konform normave dhe parimeve të demokracisë dhe assesi figura të djegura që janë gati të djegin shtetin. (Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 24 Janar) 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT NGA Elida BUÇPAPAJ PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV NGA ELIDA BUÇPAPAJ 40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV NGA ELIDA BUÇPAPAJ SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Elida BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |