VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.07.2011, 11:55am (GMT1)

 

Situata politike në Shqipëri vazhdon të mbetet e nderë. Opozita vazhdon bojkotin në parlament e urdhëruar nga lideri i PS, i cili nuk bën gjë veç merret me organizimin e demonstratave të reja.

 

Kjo është e premtja e tretë, pas 21 Janarit dhe të premten e kortezhit, që Ed Rama e detyron partinë e tij të vihet në krye të protestave, kësaj here në katër qytete të Shqipërisë.

 

Ed Rama ka shpallur se do të vazhdojë të merret me organizimin e demonstratave dhe do të bojkotojë zgjedhjet lokale të 8 majit, me të cilat do të jetë i lidhur edhe fati i tij si bashkiak i Tiranës, post që i ka krijuar atij lidhje të posaçme me biznesin, sidomos atë të ndërtimeve. Jo më kot Ed Ramën janë duke e mbështetur një pjesë e TV-ve të financuara nga bizneset e ndërtimit.

 

Ed Rama duket të ketë një ankth të madh, sepse, nëse humb bashkinë e Tiranës, ai humb edhe partinë. Një pjesë të atyre që ai i kishte punësuar në bashki dhe i kishte si më besnikët dhe të besuarit e tij, tani ai i ka futur si deputetë në PS dhe i merr nëpër demonstrata. Duke pasur frikë se humb kolltukun e kryetarit të bashkisë, Ed Rama po kërcënon pareshtur stabilitetin e Shqipërisë dhe po bën presion për ta detyruar mazhorancën të bëjë patjetër kompromis.

 

Mentorët e Ed Ramës e kthejnë rrotën e historisë prapa, duke krijuar paralele midis 21 Janarit 2011 dhe 14 shtatorit 1998, por harrojnë vrasjen e Azem Hajdarit dhe zgjedhjet e manipuluara të viti 1997, kur e majta u rikthye në pushtet me dhunë. 


Po ashtu ata krijojnë paralele me kompromisin që rrodhi pas zgjedhjeve 2001, kur komuniteti ndërkombëtar vendosi që presidenti të zgjidhej prej PD, për shkak të manipulimeve të panumërta dhe provave të pakundërshtueshme të cilat i kishte denoncuar PD. Por në  zgjedhjet e 29 qershorit PS nuk ka denoncuar asnjë provë dhe nuk ka bërë asnjë ankimim të vetëm, ndërkohë që zgjedhjet janë deklaruar më të mirat e periudhës postdiktatoriale.

 

Ed Rama me grupin e tij të deputetëve, të cilët ia dijnë atij direkt këtë post dhe me një grup figurash të zeza të politikës shqiptare ka përvijuar programin e tij për rrëzimin e qeverisë, ndërsa iu është përgjigjur me arrogancën më të pacipë kërkesave të SHBA dhe BE-së për ndaljen e demonstratave dhe përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

 

Ed Rama është duke krijuar një precedent shumë të rrezikshëm në Shqipëri dhe rajon, për të cilin ka reaguar edhe Eurodeputetja gjermane Doris Pack duke thënë se "sjellja e opozitës shqiptare ka krijuar një model për rajonin dhe se opozitat shqiptare nuk punojnë për interesat e vendit".

 

"Rezultati i vetëm nga protestat e tyre në rrugë shtojnë dyshimet tek Bashkimi Evropian se vendet e tyre nuk janë të afta për të përmbushur standardet evropiane. Kjo sjellje është e papërgjegjshme. Në vend se në rrugë, ata qëndrimet e tyre duhet t"˜i mbrojnë në Parlament", theksoi Pack, në një reagim me shkrim për situatën politike në Maqedoni, duke bërë paralele me opozitën e Shqipërisë.

 

Është e qartë se brutaliteti i opozitës shqiptare në Tiranë është një kundërvënie e hapur kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Sjellje të tillë të papërgjegjëshme të PS udhëhequr nga Ed Rama kemi parë edhe në rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO apo të liberalizimit të vizave, por problemi më i madh është rreziku që përbën për demokracinë shqiptare ky format konfliktual i opozitës apo instalimi i një formati qeverisës që pretendon të sjellë në Shqipëri Ed Rama.


Duke imponuar ndërprerjen e komunikimit  parlamentar  të opozitës me  mazhorancën, Ed Rama ka drejtuar një sulm të hapur kundër  pluralizmit shqiptar arritur në Shqipëri përmes rrëzimit të diktaturës, një pjesë e trashëgimtarëve të së cilës tani janë deputetë të PS-së dhe krahu i fortë i Ed Ramës.


Dalja e zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Tom Kantrimen tek Zëri i Ameirkës duke u bërë thirrje palëve për ndaljen e protestave, po ashtu edhe takimet e Ambasadorit Arvizu dhe përfaqësuesve të BE-së me krerët e pozitës dhe opozitës ishin shumë të rëndësishme dhe padyshim që kanë ndikuar për mos eskalimin e situatës dhe për mospërsëritjen e një 21 janari të ri.


Por vazhdimi i arrogancës së Ed Ramës për të përvijuar politikën e rrugës dhe konfliktualitetit dëshmon qartë se me këtë stil Ed Rama nuk është partner dhe palë as për SHBA dhe as për BE-në, dhe në këtë kontekst presioni i SHBA dhe BE-së duhet të vijë e të rritet e të mos ndalet deri sa Ed Rama ose të heqë dorë përfundimisht nga kjo politikë konfliktuale dhe e rrezikshme për Shqipërinë, ose PS të ndryshojë lidërship.

 

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 4 Shkurt)

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE



 


ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.