VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT Nga Elida BUÇPAPAJ E Djelë, 02.13.2011, 11:06am (GMT1) Pas vizitës në Tiranë të zyrtarit të lartë të DASH Opozita shqiptare e parapriu me nervozizëm vizitën e Zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Tomas Kantrimen, i cili bashkë me Ambasadorin Arvizu kishte kërkuar vazhdimisht shmangien e politikës së rrugës përfshi edhe demonsratën e 21 janarit, ku Ambasada Amerikane në Tiranë kishte marrë informacione duke e sfiduar Shërbimin Informativ Shqiptar, se manifestimi do të degjeneronte në dhunë, ashtu si degjeneroi. Shqipëria nuk është më e izoluar, siç ka qenë për gjysmë shekulli nën diktaturën komuniste, që do të thotë se veprimet e opozitës janë për fushë, në dritë të diellit, ashtu si edhe të mazhorancës. Nervozizmi i opozitës u lidh edhe me intervistën e Ambasadorit Arvizu nga Washingtoni D.C.për Zërin e Ameirkës, i cili prej atje deklaroi se "Qeveritë ndryshohen me zgjedhje e jo me protesta, duke e ftuar opozitën që bashkë me maxhorancën të përgatiteshin për zgjedhjet vendore". Ambasadori Arvizu në këtë intervistë, duke foluar për lirinë e mediumeve në Shqipëri si dimension i një vendi demokratik, kishte nënvizuar se tri nga gazetat kryesore me tirazh më të madh dhe Top Channel i takojnë opozitës.Në intervistën në fjalë Ambasadori Arvizu nuk konstatonte si një person privat, por fliste në emër të SHBA, çka e nënvizoi edhe Tom Kantrimen në takimin që pati me gazetarët në Ambasadën e SHBA në Tiranë, duke vlerësuar dhe çmuar punën e zotit Arvizu. Çdo shqiptar e di se Top Channel, TV 24 dhe Vizion Plus mbështesin Edi Ramën dhe opozitën, duke e pasqyruar sekondë për sekondë dhe duke e ndjekur liderin e opozitës hap pas hapi, bashkë edhe me gazetat Shqip, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Tema e të tjera, dhe animi partiak i tyre është aq eklatant sa dëmton gazetarinë profesioniste, të vërtetën dhe interesat e vendit. Lideri i opozitës duke e kthyer në obsesion marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe tani menjëherë, ka bërë disa gafa që nuk kanë si të mos bien në sy të SHBA dhe BE-së. Vetë përpjekjet e tij për të mos e lënë PS që të marrë pjesë në zgjedhjet vendore është një gafë e pastër. Siç është edhe përdorimi i videos të Dritan Priftit si arsye për të thirrur demonstrata dhe përmbysur pushtetin, kur dihet se PS dhe Dritan Prifti përpara historisë së videos, kanë konsumuar midis tyre akuza nga më monstruozet dhe komprometueset, të cilat po të vërtetoheshin do të duhej që të dy t'ia linin shëndetin politikës. Dritan Prifti e akuzonte Edi Ramën si konsumues të kokainës, ndërsa PS e akuzonte Dritan Priftin si një nga zyrtarët e lartë më të korruptuar të qeverisë Berisha. Atëher lind pyetja, e si është e mundur që Dritan Prifti një eksponent i denoncuar nga PS për korrupsion, dje armik i betuar me Ed Ramën sot të kthehet në aleat të Ed Ramës dhe PS-së ? Dhe lidhja e re Rama-Prifti diskrediton jo vetëm duetin në fjalë, por edhe mediumet dhe gazetat që përmendëm më sipër, ku asnjë nga gazetarët dhe opinionistët që marrin rroga të majme në këto media, nuk kanë guxuar ta pyesin një herë liderin e opozitës për këto veprime shumë flagrante, që janë shprehje e ulët e performancës së tij dhe në kundërshtim të hapur me betejën kundër korrupsionit. Kur këto televizione e japin sa herë që duan vedeon ne fjalë, e përse nuk japin eshe sekuencat kur Ps akuzon Priftin apo ato ku Prifti akuzon Ramën. Një gafë tjetër e Liderit të opozitës është edhe thirrja e atyre aleatëve të cilët ai i kishte përjashtuar përmes kodit zgjedhor që u përpilua nga vetë PS, si është rasti i Gjinushit, i Avokat Ngjelës, të cilët përmes deklaratave të tyre kanë ushqyer dhunën.e 21 janarit, duke bërë thirrje për rrëzimin e shtetit ligjor, njëlloj si në Tunizi, siç tha Gjinush, apo me 13 mijë viktima, siç tha Ngjela, çka janë thirrje apokaliptike për një vend si Shqipëria, ku me gjithë problemet, sot është anëtar i NATO-s dhe shtetasit e tij për herë të parë lëvizin të lirë në zonën Shengen, gjë që do të thotë se qeveria në fjalë së bashku me opozitën ka përmbushur obligime të diktuara nga NATO dhe BE. Në këtë kontekst vjen edhe Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen për të qetësuar situatën, për t'i bërë thirrje klasës politike, të majtë e të djathtë, opozitës dhe mazhorancës të fillojnë dialogun dhe të përmbushin detyrimet kushtetuese. Zgjedhjet, tha zoti Kantrimen, nuk janë pronë e partive, por e popullit, që do të thotë se askush, përfshi edhe Ed Ramën apo Sali Berishën, nuk mund të pengojnë një proces zgjedhor kushtetues, i cili i jep të drejtën popullit të bëhet zot i vetes së tij dhe të vendosë se kujt do t'ja japë votën. Zoti Kantrimen këshillën e tij, që është këshilla e vendit më aleat të shqiptarëve, ku aleanca e Shqipërisë me SHBA është jetike për kombin, i ka bërë thirrje opozites të futet në zgjedhje. Po ashtu i ka bërë thirrje mazhorancës që të respektojë pavarësinë e institucioneve, duke deklaruar se SHBA mbështesin Kryeprokuroren Ina Rama. Sipas fakteve deri tani të ditura nga publiku, del se as Ina Rama dhe as Bamir Topi, apo shefi i shërbimit inteligjent nuk kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Por këtu nuk kemi si të mos përmendim mungesën e angazhimit të Presidentit të Republikës më 21 janar, i cili ndonëse ishte pesë hapa nga demonstrata bëri indiferentin, kur do të duhej që të lidhej menjëherë me Ed Ramën ose të dilte vetë e të parandalte sulmin kundër shtetit, i cili pati pasojë humbjen e katër jetëve njerëzish. Nëse Bamir Topi ka marrëdhënie shumë më të mira me liderin e opozitës se me kryeministrin, këtë epërsi ai do të duhej ta përdorte në të mirë të interesave të vendit dhe shqiptarëve. Po ta kishte bërë më 21 janarin e 2011 një veprim qytetar, në orën 14 :00 kur plasi dhuna, do të hynte në histori dhe atij do t'i jepte vetëm pikë. Gjithashtu përpjekjet e mazhorancës dhe opozitës për t'i marrë deklarat e zotit Kantrimen si në favor të njërës apo tjetrës palë, tregojnë mungesë pjekurie, pasi zoti Kantrimen shpalli qartë se « Mazhoranca dhe opozita do të duhet të respektojnë shqetësimin kryesor të zotit Kantrimen dhe të administratës shtetërore të SHBA që është « Populli shqiptar dhe Kushtetuta ». Respektimi i kushtetutës e detyron opozitën të shkojë në zgjedhjet vendore të 8 majit, që janë shpallur nga Presidenti i Republikës . Paraditen e enjte në Kuvendin e Shqipërisë ishte takimi i parë midis mazhorancës dhe opozitës pas ngjarjeve të 21 janarit dhe pas vizitës të zotit Kantrimen në Tiranë, e cila filloi me një tiradë akuzash dhe lot hipokritë për katër viktimat nga kryetari i grupit parlamenar i PS Gramoz Ruçi, e cila degradoi kur një deputet i PS, ia mori nga duart mikrofonin deputetit të PD Ed Paloka, ndërsa një tjetër deputet i PS e grushtoi deputetin e PD, të cilat janë skena dhune përpara kamerave, veprime që u ndoqën live nga publiku. Pra, deputetët e PS nuk e kanë nisur mbarë dhe urojmë që kjo nisje e mbrapshtë kundër dialogut të marrë fund një orë e më parë.(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 11 Shkurt) SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT NGA Elida BUÇPAPAJ PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV NGA ELIDA BUÇPAPAJ 40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV NGA ELIDA BUÇPAPAJ SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Nga Elida BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |